Shkence

GRAVITETI / Misteri i vrimave të zeza në qendër të galaktikave

Screen Shot 2016-06-17 at 07.38.10Të emërtuara kështu pasi asgjë, madje as drita, s’mund t’u shpëtojë kthetrave të tyre gravitacionale, vrimat e zeza janë disa nga objektet më shkatërruese në univers. Në qendër të galaktikës sonë gjendet një vrimë e zezë masive me masën e 3 milion diejve. E frikshme të mendosh apo jo? Ajo mund të jetë “duke pushuar”, sipas shkencëtarit të Universitetit të Kiotos, Tatsuja Inui.

Vrima e zezë nuk është në fakt një rrezik për neve tokësorët –ndodhet shumë larg dhe është shumë e qetë. Por ndonjëherë hidhet në veprim:Inui dhe kolegët e tij raportuan në vitin 2008 se vrima e zezë shfaqi një shpërthim energjie të 300 viteve më parë. Një tjetër studim, i publikuar në vitin 2007, zbuloi se disa mijëra vjet më parë, një ‘tështimë” galaktike dërgoi një sasi të vogël të materie në madhësinë e Merkurit në vrimën e zezë, duke shkaktuar një tjetër shpërthim.

Vrima e zezë, e quajtur Shigjetari A*, është e vogël krahasuar me vrima të tjera të zeza. “Kjo nënkupton se yjet dhe gazi i afrohen rrallë vrimës së zezë sa për të qenë në rrezik”- shprehet Frederik Baganof, studiues në Massachusetts Institute of Technology i cili ishte i përfshirë në studimin e 2007-ës. “Oreksi i madh është atje, por nuk është duke u kënaqur”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button