Mistere

Misteri i labirinteve 3000-vjeçare të Bolshoi Zayatskyt

Deti i Bardhë në Rusi është vendi me përqëndrim më të madh labirintesh neolotikë në botë. Ishujt Solovetsky vetëm kanë 35 të tillë. Të krijuar 3000 vite më parë, ata njihen si vavilonë (Babilonë) nga vendasit. Bolshoi Zayatsky ka labirintet më të famshëm të arkipelagut.

14 struktura janë bërë bashkë në një zonë më pak se 0.5 km katror. Reshta me shkëmbinj formojnë spirale që u ngjajnë gjarpërinjve, me koka në qendër. Struktura më e madhe është mbi 25 metra në diametër, ndërsa më e vogla është afërsisht 6 metra. Të gjithë labirintet e Bolshoi Zayatsky ndodhen në pjesën perëndimore të ishullit. Zona lindore ka shumë formacione shkëmbore, por asnjë nuk mund të quhet labirint. Në vitet 1970, kërkues rusë propozuan që labirintet kishin shërbyer si kurthe për peshqit kur nivelet e detit ishin shumë më të lartë, 5000 vjet më parë. Të tjerë kundërshtjnë, duke thënë se labirintet gjurmonin orbitat e diallit dhe hënës dhe shërbenin si kalendarë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button