Shkence

Misteri i materies së errët dhe koha që ecën “së prapthi”

Nëse universi tkurret ndonjëherë deri në një farë pike, atëherë mund të shpjegohet misteri i materies së errët

Nëse arsyeja përse gjërat bëhen gjithnjë e më të parregullta është se Big Bangu ka qenë në një gjendje të rregullt, atëherë kjo të shpie në një konkluzion: filxhanët thyhen dhe kafja ftohet, për arsye se galaksi që janë shumë larg, janë duke fluturuar gjithnjë e më larg prej nesh, pas Big Bangut. Eshtë lidhja e fundme mes të përditshmes dhe kozmikes.

Atëherë, çfarë do të ndodhte nëse ekspansionit kozmik një ditë do i mbaronte vrulli, dhe universi do të fillonte të tkurrej? Përgjigja është se Universi, në vend që të bëhej më i çrregullt, në fakt do të bëhej më i rregullt. Në një rrethanë të tillë, siç e ka parashtruar edhe Thomas Gold i Universitetit të Cornellit në vitin 1958, koha do të ecte së prapthi.

Kjo gjë ka nxitur shfaqjen e një sugjerimi të jashtëzakonshëm, mbi identitetin e materies së errët të Universit. Materia e zezë është afro gjashtë herë më e rëndë se sa yjet dhe galaksitë e dukshme, dhe ajo na shfaqet përmes tërheqjes gravitacionale që ushtron mbi gjërat e dukshme. Në vitin 2000, Laurence Schulman i Universitetit Clarkson, shfaqi një simulim kompjuterik, sipas të cilit gjërat me një shigjetë normale të kohës mund të bashkëekzistojnë me gjërat që kanë një shigjetë të kohës në drejtimin e kundërt. Ashtu si gjërat me një shigjetë normale të kohës mund të mbijetojnë në fazën e tkurrjes së Universit, ashtu edhe gjërat që ecin së prapthi në fazën e tkurrjes mund të mbijetojnë në fazën tonë.

Si do të dukeshin këto gjëra? Nëse Universi e kryen ndonjëherë tranzicionin nga zgjerimi në tkurrje, gjasat janë që të ndodhë të paktën në 100 miliardë vitet e ardhshëm. POr tashmë shumica e yjeve do të ishin shuar. Kështu që, çdo relike nga e ardhmja që i ka mbijetuar Universit tonë në zgjerim e sipër nuk do të krijojë dritë. Ato do të shfaqen, sipas Schulmanit, pikërisht si materia e zezë!/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button