Horizonti.al

Misteri i Paracas Candelabras, gjeoglifet gjigande

Screen Shot 2016-07-08 at 07.51.04Gjeoglifet janë imazhe gjigante të vizatuara mbi sipërfaqen e tokës. Vijat e Nazkas janë ndoshta gjeoglifet më të famshme, por vetëm 200 kilometra nga pllaja e Nazkas, gjendet një shembull edhe më misterioz. Paracas Candelabra ka një gjatësi rreth 180 metra. Pavarësisht afërsisë me Vijat e Nazkas, ky gjeoglif katë ngjarë të mos jetë ndërtuar nga populli Nazka.

Qeramika e lashtë që është gjetur aty daton në vitin 200 Para Krishtit, çka do të thotë se kultura Paracas ka të ngjarë të jetë autorja e gjeoglifit. Por, ndërsa ne kemi disa ide se kush e ndërtoi atë dhe kur, kjo çështje i lë sërish arkeologët të habitur. Disa ia atribuojnë gjeoglifin një vlere fetare, teksa vendasit e konsiderojnë si vendbanimin e Viracocha-s, një perëndie të lashtë krijuese. Ndërkohë të tjerë, sugjerojnë një qëllim më praktik. Candelabra është gdhendur në një kodër. Këndi dhe madhësia e konsiderueshme nënkuptojnë se ajo mund të shihet nga një distancë e madhe, edhe më shumë se 20 kilometra në brendësi të detit. Kjo ka bërë që disa të besojnë se ajo është përdorur si një pikë referimi për detarët. /bota.al 

Leave a Reply

Back to top button