Mistere

Misteri i varreve Urit, kryeqendra e Sumerëve

screen-shot-2016-11-20-at-18-04-59

Arkeologu Leonard Uoolley gërmoi 16 varre që ai i identifikoi si mbretërorë, për shkak të sendeve luksoze që gjeti atje, si dhe prova për flijime njerëzore. Natyra e saktë e marrëdhënies mes personit kryesor që ndodhej i varrosur dhe shoqëruesve, gjithësesi nuk është krejt e qartë.

Në shumicën e rasteve, figurat “mbretërore” nuk janë identifikuar. Në fakt, vetëm dy trupa mbretërorë mund të identifikohen me një farë sigurie. Njëra është mbretëresha Puabi në varrin PG 800, e cila është identifikuar prej vulës së gjendur pranë trupit të saj. Gërmimet në nekropol kanë nxjerrë në dritë mbishkrime të ndryshme, ndonëse këta nuk janë lidhur me varre specifike.

Këto shkrime identifikojnë Ur-Pabislag që mbretëroi rreth periudhës 2600-2450 para Krishtit, Meskalamdug, djalin e tij Mesannepadda, dhe bijtë, A’anepada dhe Meski’ag-Nanna, që sundoi diku mes viteve 2450 dhe 2300 para Krishtit. Gjatë kësaj periudhe, modeli i qytetit shtet u konsolidua tek Sumerët. Uri, kryeqyteti, vendosi dominimin mbi të gjithë rajonin. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button