Shendeti

Mit apo e vërtetë: A e mban larg mjekun ngrënia e një molle çdo ditë?

Nga Luis Villazon

“Science Focus”

Mollët janë një burim i mirë i fibrave, vitaminave, mineraleve dhe flavonoideve, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Por a janë mollët më të mira se sa frutat e tjera në përgjithësi, dhe a ka një përfitim të matshëm për shëndetin konsumimi i tyre i përditshëm?

Së pari një sasi prej 100 gramë mollë përmban më shumë fibra sesa pjepri, mango apo rrushi, dhe 2 herë më shumë vitaminë A sesa dardha. Por nga ana tjetër, mollët kanë më pak folate se sa boronicat, dhe më pak vitaminë C se sa portokalli apo bananet.

Një studim i vitit 2015, përdori të dhënat e anketës së dietës me 8.000 të rritur në Shtetet e Bashkuara dhe krahasoi numrin e vizitave të tyre tek mjeku, qëndrimet në spital gjatë natës, dhe numri e ilaçeve të marra me recetë, midis atyre që hanë mollë dhe atyre që nuk hanë.

Studimi zbuloi se ata që konsumonin të paktën një mollë në ditë (qoftë e plotë, ose si pjesë e ushqimeve të tjera) kishin më pak gjasa që të shkoni për vizitë te mjeku i familjes apo të mernin mjekim.

Por kjo diferencë u zhduk kur studiuesit i përshtatën të dhënat me karakteristikat socio-demografike dhe shëndetësore. Pra me fjalë të tjera, nuk do të thotë se të hash një mollë në ditë nënkupton se nuk do të sëmuresh. Por fakti është se studimi zbuloi se njerëzit e shëndetshëm priren të hanë më shumë mollë se të tjerët.

Kjo mund të jetë për shkak se konsumatorët e rregullt të mollëve, kanë bërë gjithashtu edhe zgjedhje të tjera të shëndetshme të stilit të tyre të jetesës, me një efekt më të drejtpërdrejtë në shëndetin e tyre. Tek e fundit, fokusimi tek çdo lloj ushqimi për përfitimet e tij unike shëndetësore është një qasje e gabuar. Një dietë e shëndetshme, përfshin një shumëllojshmëri të gjerë frutash dhe perimesh të ndryshme.

Back to top button