Enciklopedike

Mite e legjenda / A ishin vërtetë aq “të llastuar” persët?

Persët “janë shumë më femërorë, se sa ishin në kohën e Kirit”, shkruante Ksenofoni. Problemi ishte se ata qenë mësuar me gjithë lukset e tokave që kishin pushtuar. Mbreti, në një rrëfim, kishte agjentë që kërkonin botën e njohur për ushqime të reja, të cilat mund të kënaqnin shijet e tij gjithnjë e më nazelie. Në të vërtetë, kaq shumë të llastuar ishin monarkët persë, saqë ata ecnin vetëm mbi qilima të pasura, dhe çdo tekë e tyre plotësohej ose nga eunukë, ose kurtizane (një për çdo ditë të vitit). Vështirë të habitesh pra, që “këta francezë të Lindjes”, siç quheshin nga një shkrimtar i shekullit të 19-të, u mundën keqas nga kalorësia maqedonase e Aleksandrit.

E vërteta:

Ky përshkrim i rënies së pashmangshme të persëve është kryesisht fantazi. Ata mund të kenë shijuar bankete ceremonialeekstravagante, por pllakat e baltë në Persepolis nuk sugjerojnë asgjë të tillë, në lidhje me perandorinë që ata sunduan. Dhe, jo vetëm që nuk u zhduk fare pas disfatës kundër grekëve, por Persia mbeti një prani e fuqishme, edhe pse në skaje të skenës, përmes historisë greke.

Shkrimtarët grekë pëlqenin të luanin me imazhet e dekadencës perse, por ata e dinin të vërtetën shumë mirë. Ushqimet perse mund të kenë shumë pjata, sipas Herodotit, por ato janë pjata të vogla shtesë. Nëse grekët merrnin të njëjtin zakon, citon ai persët, ata kurrë nuk do të ndalonin së ngrëni. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button