Mite e Legjenda

MITE & LEGJENDA / Atlasi, mbajtësi i qiejve

Biri i Titanit Iapetus dhe një nimfe të detit, Klimenës, Atlasi sundonte mbi një ishull-mbretëri të lashtë, me emrin Atlantidë. Kishte shumë njerëz nën sundimin e tij, por ata u degjeneruan, dhe kështu perënditë vendosën që të shkatërrojnë të gjithë racën e tyre. Ata dërguan një përmbytje të madhe, që vrau të gjithë njerëzit dhe e fundosi ishullin, në fund të detit. I zemëruar me perënditë për humbjen e mbretërisë së tij, Atlasi udhëhoqi Titanët në luftën kozmike.

Kur perënditë fituan luftën, ata e ndëshkuan Atlasin për pjesën që kishte luajtur në këtë luftë, duke e bërë që të mbajë përgjithmonë qiejt mbi supet e tij.

Bartësi i qiejve

Globi qiellor që mban Atlasi mbi supe shpesh herë është ngatërruar me Tokën, duke bërë që shumëkush të besojë se ai po mban botën mbi supe, si dhe përdorimin e emrit të Atlasit për librat e hartave. Eshtë e gabuar, sepse mbi supe Atlasi mban qiejt. / www.bota.al 

Leave a Reply

Back to top button