Bota

Miti i dominimit gjerman në BE

 

Screen Shot 2016-06-16 at 14.00.21Nga Leonid Bershidsky

Shenja e fundit se dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian nuk është e pamundur, ishte një editorial në tabloidin britanik “The Sun”, që i referohej BE-së si një “zgjerim i vonë i shtetit federal të dominuar nga gjermanët”. Është po aq e kotë të përballesh me fakte me përkrahësit e Brexit sa edhe me Donald Trampin – argumentet e tyre janë emocionale, jo faktike – por është me vlerë të pyesësh nëse unioni është i dominuar realisht nga Gjermania në çfarëdolloj mënyre malinje.

Në vitin 2011, gazetari i krahut të djathtë Sajmën Hefer në një shkrim për “The Daily Mail” paralajmëroi ngritjen e një “Rajhu të Katërt” – një përpjekje të re gjermane për të pushtuar Evropën, si pasojë e krizës së saj të borxhit. Hefer e interpretonte thirrjen e Gjermanisë ndaj vendeve të tjera evropiane për të balancuar buxhetet e tyre, si dhe koordinuar politikat ekonomike, si një hap të parë drejt “një bashkimi fiskal, që do t’i mundësonte Gjermanisë diktimin e kushteve financiare për pjesën tjetër të Evropës”.

Asgjë e këtij lloji nuk ka ndodhur 5 vjet më vonë, kështu që nuk është e qartë se çfarë do të thotë “The Sun” me shtetin federal:s’mund të ekzistojë …

[real3dflipbook id=”1190″]

Leave a Reply

Back to top button