Thenie

Mjaft mendove kaq shumë për gjërat që po të ndodhin. Këto thënie do t’ju motivojnë pa masë…

“Mos mendo kaq shumë. Do të krijosh një problem të ri që as ekzistonte më parë”.

“Mjaft mendove kaq shumë. Është normale të mos i dish përgjigjet. Ato do të vijnë tek ty, atëherë kur më pak i pret”.

“Ndonjëherë duhet të mos mendohesh kaq shumë dhe të shkosh, atje ku të çon zemra jote”.

“Nëse kalon shumë kohë duke menduar për diçka, asnjëherë nuk ke për ta zgjidhur atë gjë”.

“Nuk ke për të pasur një të nesërme më të mirë, nëse akoma po mendon për të djeshmen”.

“Mjaft u mendove pamasë. Çfarëdo që të jetë e shkruar për të ndodhur, do të ndodhë”.

“Të mendosh shumë nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse do ta ngadalësojë trurin tënd dhe do të çojë në depresion”.

“Të mendosh pamasë është një tregues i dhimbshëm se ti shqetësohesh shumë, edhe kur nuk duhet të shqetësoheshe”.

“Të mendosh shumë nuk do të të bëjë gjë tjetër, veçse do të të hapë më shumë probleme”.

“Ne mendojmë kaq shumë dhe ndiejmë kaq pak…”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button