Shkence

Mjafton të ecësh 2 minuta çdo orë për të zgjatur jetën

Për të luftuar dëmet e një stili jete sedentare është i mjaftueshëm një aktivitet i lehtë fizik, i përsëritur në kohë

Screen Shot 2015-05-27 at 09.50.31

Një stil jete sedentar është rrezik për shëndetin. E thotë jo vetëm mendimi praktik, por edhe shkenca, siç e tregon për shembull studimi i publikuar tani së fundmi në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”, që tregon sesi të qëndruarit për një kohë të gjatë ulur mund të “vrasë” dy herë më shumë sesa obeziteti. Tani, një studim i ri i publikuar në revistën klinike të Shoqërisë Amerikane të Nefrologjisë sugjeron që mjaftojnë dy minuta aktivitet i lehtë fizik çdo orë, për të rregulluar dëmet dhe për të zgjatur jetën.

STUDIMI

Për studimin, kërkuesit e Universitetit të Shkollës së Mjekësisë së Utah kanë studiuar të dhënat e mbledhura në Studimin Ekzaminues të Ushqyerjes dhe të Shëndetit Kombëtar, programi qeveritar që monitoron gjendjen e shëndetit dhe zakonet e ushqyerjes të të rriturve dhe fëmjëve amerikanë. Më specifikisht, kanë marrë në shqyrtim informacione nga 3243 subjekte, aktiviteti fizik i të cilëve ishte matur në mënyrë objektive me anë të një akselerometri.

Objektivi ishte të verifikohej nëse aktiviteti fizik i një intensiteti të dobët (si të qëndrosh në këmbë) dhe me një intensitet të lehtë (për shembull një ecje e shkurtër), mund zgjasë jetën e personave definitivisht sedentarë – që do të thotë që gjatë orëve të zgjimit, nuk lëvizin për të paktën gjysmën e kohës.

NGREHU DHE EC

Skuadra e udhëhequr nga Srinivasan Beddhu ka zbuluar që nuk ka të mira të dukshme nga të ngriturit nga karrigia (ose nga divani) për dy minuta çdo orë, ndërkohë që ecja ose zhvillimi i një ushtrimi fizik me intensitet të lehtë, gjithmonë për dy minuta çdo xhiro sahati, shoqërohet me një zvogëlim prej 33% të rrezikut të vdekjes. “Rezulatet janë mahnitëse”, pohon doktor Beddhu, “pasi zakonisht vëmendja vendoset mbi ushtrimin fizik të moderuar dhe të fortë. Është intriguese të vëzhgosh sesi edhe një aktivitet i lehtë është i lidhur me një ulje të vdekshmërisë.

A ËSHTË NEVOJA TË KEMI NJË FIZIK SHTAZARAK?

Shkencëtarët shpjegojnë që, në terma kalorike, një shëtitje prej dy minutash e përsëritur më shpesh në harkun e ditës (16 orë zgjimi) sjell një konsum prej 400 kilokalori në javë. Kjo vlerë nuk dallon shumë nga 600 kilokalori që duhen të konsumohen çdo shtatë ditë, për të mbetur i shëndetshëm, duke zhvilluar një aktivitet të moderuar fizik.

“Menaxhimi i një jete dinamike është gjëja më e mirë”, konkludon Beddhu, “por realiteti është që shpesh mundemi të ndjekim një sasi të limituar ushtrimesh. Studimi ynë sugjeron që edhe ndryshime të vogla mund të kenë një ndikim të madh”. Shkencëtarët e Shkollës Mjekësore të Unversitetit të Utah nënvizojnë megjithatë nevojën e thellimeve të mëtejshme për të siguruar përgjigje më të plota mbi argumentin. /Focus-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button