SI TE MBROHEMI
Virusi i ri corona, nga ajri hyn tek njeriu nga goja, hunda dhe ne syte; sapo prek aty mukozat e tyre i deperton. Perhapet ne trup, dhe karaketeristika e coronavirusit te ri eshte qe vendin kryesor ku vendoset dhe shumezohet eshte mushkeria.
Menyra kryesore e perhapja nga njeriu ne njeri e kesaj semundje mjaft ngjitese, eshte me ane te kolles. I semuri me cdo kollitje nxjerr ne ajer me miliona grimca te padukshem peshtyme te cilat jane plot me virusin e ri korona. Keto grimca mbeten ne ajer per pak kohe, pezull ne lundrim si aerosol dhe nje njeri qe gjendet afer, brenda 2 metrash, e merr semundjen me futjen e grimcave te aerosolit me virus, ne goje, ne hunde dhe ne sy. Mbrojtja eshte ajo qe quhet social distancing, mbajtja e distances 2 metra nga njeriu ne njeri. Kjo distance ne ambjent te hapur garanton mbrojtje te plote. Ne ambjent te mbyllur duhet te mbahen te hapura dritaret. Distancen 2 metra e rekomandon Qeveria e Britanise se Madhe. Qeveria e Italise i kerkon njerezve te mbajne distance minimale mbi 1 meter. Mjeke ne Itali keshillojne 2 metra sepse nese personi kollitet 1 meter nuk eshte e mjaftueshme per tu mbrojtur.
I semuri ose i infektuari e nxjerr ne ajer aerosol virusin, edhe kur flet, pervecse me kolle. Virusi del jashte ne ajer edhe me frymemarrjen e te semurit ose te infektuarit. Kur je brenda distances 1 meter me te semurin ose te infektuarin e merr virusin, sidomos kur fytyra e tij eshte e drejtuar nga ty, ose e ke perballe. Qe ta marresh virusin me kete menyre duhet kontakt qe zgjat ne kohe, mendohet qe kontakti i shkurter nuk mjafton qe te infektohesh. Ndersa per kollitjen, mjafton vetem nje kollitje afer teje qe ta marresh. Ne Kine, ne epiqendren e epidemise – provinca e Hubei-t, mjeket gjenin perhapjen e Covid 19 brenda nje familje qe kishte nje te semure ose te infektuar, neper koleget e punes qe punonin ne nje ambjent te mbyllur me nje te semure, neper pjesemarresit e nje konference qe rrinin te ulur prane njeri-tjetrit per nje kohe te gjate, etj. Pra mendojne mjeket qe kur personi nuk kollitet, kontakti duhet te jete i afert dhe pak i zgjatur. Sa i zgjatur nuk dihet.
Personi qe i futet virusi ne trup, i zhvillon shenjat e semundjes (shenjat tipike te Covid 19 jane temperature e larte dhe kolle), pas nje periudhe inkubacioni prej 2 deri 14 dite. Shumica e tyre e zhvillojne ne diten e 5-te dhe rrotull saj.
Eshte fakt i sigurt qe ne periudhen e inkubacionit, ne dy ditet para se personi te shfaqe shenjat e semundjes, ai nxjerr virus ne ajer aerosol, duke folur ose me frymemarrje, dhe ja ngjit te tjereve. Pra nje person qe duket i shendetshem, infekton te tjeret ne 2 ditet para se te shfaqe shenjat e semundjes. Pra rendesi e madhe, qe kjo semundje e keqe te mos perhapet, ta bejme zakon, me rigorozitet te mbajme 2 metra distance nga te tjeret.
Kush eshte i semure, gjate gjithe kohes qe zgjat semundja duhet te rrije i izoluar ne nje dhome, i ndare nga familja, qe te mos ja kaloje te tjereve, sepse gjate gjithe kohes se semundjes eshte shume infektues ndaj te tjereve. Ne Kine te ata qe sherohen nga semundja, nese tamponi i grykes, testi per coronavirus del pozitiv, megjithese personi eshte i sheruar, e mbajne te izoluar sepse mendojne qe mund te jete akoma infektues per te tjeret. Kur negativizohet testi i coronavirus e lene te lire. Ne vendin tone, me mudesi te kufizuara per te bere testime, duhet te ndiqen udhezimet e Autoriteteve Shendetesore te cilat jane te bazuara ne rekomandimet e Organizates Boterore te Shendetesise.
Sa jane personat e infektuar me coronavirus te cilet nuk zhvillojne semundjen Covid 19? Pra sa jane ata qe quhen mbartes te shendetshem dhe trasmetues te virusit tek persona te tjere qe i rrine afer atyre? Me sa kam gjetur une, kjo nuk dihet akoma.
Konkluzioni: distancen 2 metra ta mbajme nga cdo person. Mos ju afro te tjereve, mos u jep doren, mos perqafo, etj. Social distancing 2 metra eshte arma kryesore qe ka ne dore cdo person, dhe qe ka detyre ta perdore pa pushim ne luften e ashper dhe te gjate qe na ka hapur coronavirusi.
Aerosoli me coronavirus qe del nga te semuret dhe jo-te semuret, ngadale bie dhe depozitohet mbi siperfaqe te objekteve, te dyshmese dhe te rrugeve. Ky coronavirus i ri jeton ne ambjent jashte te pakten disa dite; ka disa te dhena qe tregojne qe jeton deri 9 dite. Duart prekin vazhdimisht objekte te ndryshme dhe ne duar mbetet koronavirusi. Per shembull, dikush eshte kollitur, ka vene para gojes doren dhe jo gropen e berrylit; me doren e ndotur hap ashensorin, butonin e ashensorit ose dorezene e deres. Ti me pas prek aty me doren tende. Shume e rendesishme dhe e domosdoshme, te sforcohemi qe me duar te mos prekim ne asnje menyre fytyren! (Nga prekja e fytyres coronavirusi na futet ne goje, hunde ose sy.) Kjo te na behet zakon! Edhe nese na kruhet ndonje pjese e fytyres dhe nuk durojme dot. Duhet te durojme! Asnjehere mos prekim fytyren! Jemi ne lufte dhe ne lufte ka sakrifica. Kjo eshte nje sakrifice e vogel por me rendesi te madhe qe i kerkohet secilit.
Kuptohet duart duhen lare shpesh me uje dhe sapun. Ne pamundesi te larjes se duarve, mund te disinfektohen me solucione te ndryshme, por duhet te kemi parasysh qe dizinfektimi nuk i vret dot te gjitha viruset. Eshte provuar me studime qe me e mira eshte larja me uje dhe sapun. Nuk ka ndryshim nese i lan duart me uje te ngrohte apo te ftohte – eshte njelloj, kjo eshte e provuar. Vetem me ferkim te duarve me sapun per 20-30 sekonda eshte i mundur pastrimi i plote i duarve nga virusi duke e hequr dhe shperlare ate. Teknika e rregullt e larjes se duarve mund ta gjeni ne youtube “how to wash your hands”. Duhet zbatuar pike per pike! Ferkimi me sapun i shkurter i duarve nuk mjafton; e domosdoshme 20-30 sekonda – femijeve i thuhet zgjat ferkimi i duarve me sapun pergjate kohes qe duhet per te kenduar dy here “Happy birthday to you”.
Duart lahen gjithmone sapo hyn ne shtepi dhe para se te hash. Pervec kesaj sa me shpesh qe te mundesh gjate dites aq me mire.
Nje ekip ekspertesh te Organizates Boterore te Shendetesise qendruan ne Wuhan per dy jave ne fund te shkurtit, duke intervistuar dhe mbledhur te dhena nga mjeke dhe infermiere ne spitalet Covid. Pjesetaret e ketij ekipi i lanin duart cdo gjysem ore dhe respektonin social distancing. Si mbrojtje personale kishin vetem maska kirurgjikale (pak te efektshme); azgje tjeter. Asnjeri prej tyre nuk u semur, nuk morri coronavirusin megjithese qendronin ne spitale, jo prane te semureve, por sidoqofte zona me rrezik te larte! Pra kur i zbaton me rigorozitet rregullat e mbrojtjes, nuk infektohesh!
Maskat per perdorim te publikut te gjere, sipas eksperteve, nuk jane te nevojshme.
Te mos infektohesh eshte detyre e secilit ne kete lufte te eger qe po na ben coronavirusi! Eshte menyra e vetme qe secili ka detyrim ta beje per te frenuar perhapjen e epidemise dhe pershpejtimin e saj ne vendin tone! Detyrim qe duhet ta zbatoje secili me ndjenje te larte pergjegjesie! Coronavirusi kerkon te semure midis nesh, me numra te medhenj dhe ne rritje. Kerkon te na vrase. Kerkon te na shkaterroje ekonomine. Lufte pa ndalim kunder coronvirusit prej seciit! Do t’ja dalim! Do ta fitojme kete lufte!
Shume qytete po bejne dezinfektim te rrugeve dhe ambjenteve. Kete e ben gjeresisht Koreja e Jugut por ajo eshte vend i pasur. Pra virusi mund te mbetet ne toke, ne rruge dhe trotuare, dhe ti e merr me kepuce dhe e fut ne shtepi. Lexoj qe ekspertet mendojne qe eshte pak probabel ta marresh virusin ne kete menyre. Megjithate, opinioni im, dhe ajo qe kam bere une: sapo hyn ne shtepi, afer deres heq kepucet dhe i vendos aty afere deres, nje vend qe e konsideron qe mund te jete i ndotur me coronavirus dhe ku nuk duhet te afrohesh ose te vendosesh sende. Gjithashtu heq robat qe mban veshur kur je jashte sepse mund te jesh ulur ose mbeshtetur diku ku ka ndotje me coronavirus. Edhe veshjet ose i vendos ne nje vend te caktuar qe e konsideron mundesisht te ndotur ose i mbyll ne qese, ose i lan ne lavatrice.
Opinioni im: Nuk e di a jane para te shpenzuara mire dizifektimi i gjere i ambjenteve te jashtme ne shtete te varfera si tonat. Italia e ben pak kete. Disa bashki shpenzojne para ne Itali per kete. Por Italia nuk e ben gjeresisht si Koreja e Jugut. Mendimi im eshte qe akoma jemi ne fillimin e epidemise ne vendin tone dhe mundesi qe te kete ndotje me coronavirus ne ambjent duhet te jete e paket. Mendoj qe shtete te varfera si tonat keto para te dezifektimit, shpenzohen me efikasitet
shume me te larte duke blere kit-e testimit coronavirus, per te bere me shume testime dhe kerkim ne popullsi kush eshte i infektuar. Te gjesh dhe te izolosh te infektuarit dhe njerezit qe kane patur afer ata, kontaktet e tyre, eshte shume e efektshme dhe e domosdoshme per te frenuar epidemine.
STRATEGJIA E LUFTES KUNDER EPIDEMISE
CONTAINMENT – pra permbatja, frenimi i perhapjes eshte strategjia e pare e luftes kunder nje epidemie. Zbatohet duke bere testime per te gjetur te semuret dhe te infektuarit. Te semuret izolohen ne nje dhome ne shtepi deri sa te sherohen plotesisht. Te infektuarit dhe personat qe kane qene ne kontakt me ata, mbyllen ne nje dhome te shtepise per 14 dite. Quhet kuarantine, per te pare a zhvillojne apo jo semundjen. Nese zhvillojne semundjen, rrine ne izolim ne dhome deri ne sherim te plote. Eksperte ne Itali thone qe mire eshte kur gjendet nje i semure, testi per coronavirus ti behet gjithe familjes, gjithe komshinjve, madje mire eshte gjithe pallatit. Por kjo ka kosto te larte financiare. Italia nuk po e ben dot. Ketu ne Rome nuk behet. Ne Rome testi po i behet vetem kujt ka temperature te larte dhe/ose kolle. Kur gjendet nje i semure, behet me imtesi contact tracing – gjurmimi i kontakteve. Cilet persona ka takuar i semuri gjate semundjes dhe ne dy ditet para shfaqes se temperatures ose kolles. Te gjithe keta persona vihen ne kuarantine te detyruar per 14 dite, te mbyllur ne nje dhome ne shtepine e tyre, ne menyre qe te mos perhapin coronavirusin tek te tjere.
Personit te mbyllur ne nje dhome keshtu, i lihet ushqimi jashte deres, largohesh, ai hap deren, e merr dhe e mbyll shpejt deren. I izoluari duhet te ajrisi shpesh dhomen. Pasi shkon ne banjo personi i izoluar, banjon mire eshte te dizinfektohet.
Ne SHBA kane premtuar qe brenda disa javesh do te kene mundur ti bejne gratis testin per coronavirus te gjithe popullsise. Kjo per te gjetur dhe izoluar cdo te infektuar. Por SHBA eshte vendi me i pasur i botes. Kete gje nuk e ka bere Kina as ne epiqender, ne provincen e Hubei.
Testime per koronavirus ne numur shume te larte ne popullsi kane bere Koreja e Jugut, Taiwani, Japonia dhe Singapore. Kjo ka dhene rezultate shume te mira: kane mundur te realizojne containment. Ne Korene e Jugut per shembull, ne tre jave, kane bere 14 mije testime per 1 milione banore. Natyrisht perzgjidhet ke ja vlen te testosh. Keto testime ne numer kaq te madh, kane mundur te identifikojne te infektuarit dhe ti izolojne. Tani po japin fryte keto testime dhe ky veprim i containment. Per shembull ne Korene e Jugut numri i te infektuarve dhe te semureve eshte ne ulje te dukshme. Keshtu edhe ne vendet e tjera qe permenda.
Nese veprohet heret ne nisjen e epidemise, me energji dhe sforcime te medha, eshte e mundur te realizosh containment. Por eshte shume e veshtire, sidomos per vendet e varfera si vendet tona. Qe eshte e veshtire nuk do te thote te mos e besh dhe te perfitosh me ane te saj, sa me shume qe te mundesh, per frenimin e epidemise. Pra duhet bere vazhdimisht containment.
MITIGATION – ulja e efektit te keq
Italia pas 18 dite pune dhe sforcimesh per te bere containment (e cila u be me vonesa dhe gabime), nuk frenoi dot perhapjen, koloi te faza e mitigation – shpalli gjithe Italine zone nen mbrojtje. Jemi te izoluar ne shtepi. Masat e social distancing zbatohen me rreptesi te madhe. Shkollat, universitetet dhe te gjitha aktivitetet komerciale jane te mbyllura. Ke te drejte te dalesh nga shtepia vetem per te shkuar ne pune, per te blere ushqime, barna dhe cigare, ose per te nxjerre pak qenin shetitje. Para se te dalesh nga shtepia, shkruan nje vetedeklarim, ku po shkon dhe orarin e hyrjes dhe daljes nga shtepia. Nese te ndalon Policia, i ben foto vetedeklarimit dhe te ndjek per kontrolle. Ka sanksione te renda.
Ne vendet e punes kerkohet te respektohet distanca midis njerezve te pakten nje meter. Ne dyqanet e ushqimeve, dalin tre veta, futin tre te tjere qe te kene pak njerez brenda, qe njerezit te mos jene afer njeri-tjetrit. Njerezit presin ne rradhe jashte ne distance mbi 1 meter njeri nga tjetri.
Te gjithe jemi te mbyllur ne shtepi. Njerezit cdo pasdite dalin ne dritare e ballkone, vihet hymni kombetar “Fratelli d’Italia”, kendojne e duartrokasin, pastaj vene kenge te ndryshme, kendojne bertasin. Kete po bejne tani qe po shkruaj. Flamuj italiane kane varur ne dritare e ballkone.
Kur Shteti kerkon izolimin e popullsise ne shtepi, eshte mase qe secili ka per detyre ta zbatoje.
CFARE NDODH ME TE SEMURET
80% e atyre qe zhvillojne semundjen Covid 19, e kalojne ne shtepi, mesatarisht per nje jave, me temperature dhe kolle (te cilat jane simptomat tipike). Covid 19 shume rralle shkakton rrufe (hunda me sekrecione), dhimbje gryke ose teshtitje – keto nuk jane simptoma tipike te Covid 19. I izoluar nga te tjeret ne nje dhome, duhet te rrish ne krevat, te flesh sa me shume, te pish shume uje dhe te hash ne menyre te shendetshme. Nuk ka ilace. Vetem per temperaturen e larte mund te marresh ilacet e zakonshme antipireteke. Kush eshte nen 60 vjec dhe i shendoshe, pa semundje, eshte gati e sigurt qe e kalon keshtu. Ke nevoje per spital vetem nese shikon qe po te merret fryma, ke frymemarrje te shpeshte, nuk mbushesh dot me ajer – po nis te zhvillohet polmoniti virial. Kjo zakonisht ndodh pas nje jave semundje. Vetem ne kete rast behet shtrimi ne spital. Vdekshmeria e pergjithshme e te semureve te moshes 30-60 vjec eshte 0,2% – mjaft e ulet.
Por eshte teper me e larte ne te moshuarit qe kane semundje te tjera. Ne Wuhan, dy te paret qe vdiqen ishin dy burra ne moshe rreth 50 vjec – pa asnje semundje te meparshme, te shendoshe, vetem se te dy ishin duhanpires. Mendohet qe demtimi qe i ben duhani mushkerive, favorizon zhvillimin e Covid 19 te rende. Kush pi duhan, tani i kerkohet qe eshte mire te beje sakrifica, mundime e sforcime qe ta ule duhanin dhe ta lere ate, sic e kane bere shume te tjere.
Kur e sheh qe po te fillon temperature e larte dhe kolle, ne Itali kerkohet te izolohesh ne nje dhome dhe te marresh telefon numrin e posacem per Emergjencen Coronavirus. Te gjithe personat qe ke patur kontakt vihen ne kuarantine – 14 dite te mbyllur, nuk u behet testi.
Pra nuk duhet te shkosh te paraqitesh te mjeku – rrezikon te infektosh mjekun dhe pacientet e tjere aty. Kush dyshon se eshte i semure me Covid 19, nuk duhet ti afrohet asnje njeriu dhe aq me pak personelit mjekesor. Ne kete lufte te ashper me coronavirusin, personeli yne mjekesor jane luftetaret tane ne vijen e pare te frontit, nen zjarrin e armikut. Edhe ne Kine edhe ne Itali, shume mjeke dhe inferimiere jane infektuar, semurur dhe ka patur edhe vdekje nder ta. Ti ruajme mjeket dhe infermieret! Nese dyshoni qe keni semundje mos ju afroni atyre nese ata nuk jane te veshur koke e kembe me mjetet e mbrojtjes personale.
20% e te semureve kane nevoje per shtrim ne spital. Nga keta ne Kine, 6% kishin nevoje per terapi intensive (e cila ka kosto te larte dhe cdo vend e ka me numer te kufizuar). Ne Itali 10% jane ne terapi intensive.
Vdekshmeria e pergjithshme ne te gjithe popullsine e semure ka qene 2-4% ne Kine dhe eshte mbi 3% ne Itali – konsiderohen shifra te larta per nje semundje infektive qe perhapet lehte midis njerezve. Kjo vdekshmeri varet nga sa te mire dhe te pajisur jane spitalet dhe sa te afte jane mjeket qe te mbajne gjalle pacientet deri sa ata te sherohen vete. Nga Irani nuk ka te dhena te besueshme mbi vdekshmerine; ka gazetare qe raportojne vdekshmeri te larte, madje edhe ne mosha me te reja. Ilace kunder coronavirusit nuk ka. Jane ne eksperimentim dhe shpresa eshte qe ilace specifike do te jene gati pas disa muajsh.
Ne Itali mosha mesatare e pacienteve qe kane vdekur eshte 80,3 vjec, dhe shumica dermuese e tyre me semundje te meparshme, si diabet, semundje zemre, hipertension, kancer, etj. Nen moshen 40 vjec, tani pas 3 jave epidemi, ka patur vetem 2 vdekje ne Itali, te dy ne moshe 39 vjec, te dy me diabet. Pra deri tani mjekesia italiane ja ka dale te perballoje dhe te sheroje shumicen e te semureve. Puna qe bejne eshte heroike. Tre te identifikuarit e pare ne Itali me coronavirus ne 20 shkurt, ishin 2 te moshuar qe vdiqen dhe nje 38 vjecar qe kishte patur gjithmone shendet te plote. Kete e diagnostikuan me Covid 19 kur kishte bere polmonit viral te rende. E mbajten gjalle ne terapi intensive per 3 jave deri sa u permirsua dhe u zgjua. Ishte pa ndjenja. Fjalet e pare qe tha: “ku ndodhem?”.
Kush sherohet nga polmoniti viral i Covid 19, thuhet nga specialistet qe i mbeten demtime ne mushkeri dhe ka rrezik te beje shpesh me vone infeksione – bronkopolmonit.
Kush sherohet nga Covid 19, i lehte apo i rende, mendohet se fiton imunitet dhe mbrojtje te plote nga coronavirusi.
Te semuret nen moshen 30 vjec ne Itali, kane qene 5-7% e te gjithe te semureve. Femijet duket se infektohen me pak, semuren me lehte, dhe mendohet e transmetojne pak coronavirusin tek te tjeret. Por nje ekspert qe degjova tha: “keto nuk jane fakte teresisht te sigurta e te provuara dhe une femijet e mij do ti ruaj”.
Mund te themi qe kush eshte i shendoshe dhe i ri duket se e kalon mire semundjen (sidoqofte nuk eshte shaka te shtrohesh ne spital nese rastis ben Covid 19 me pomonit). Ne Kine, ne numrin e madh te te semureve, pak kane qene te rinjte plotesisht te shendoshe, qe vdisnin. Ne pergjithesi kush eshte i ri e kalon, por ai eshte infektues ndaj te tjereve, eshte perhapes i semundjes, pershpejtues i epidemise nese nuk izolohet, dhe mund te behet shkak i vdekjes se personave qe infekton. Secili te zbatoje me perpikmeri masat mbrojtese dhe te mos infektohet! Kjo eshte lufta qe i kerkohet secilit te beje. Nese te semuret behen shume, me numra te medhenj, do te arrij koha kur nuk do te kete vende ne spitale, nuk do te kete doktore dhe infermiere per ti kuruar.
Me coronavirusin, me shume gjasa, do te jemi ne lufte gjate gjithe ketij viti, dhe me sa jam informuar une nga vleresimet e eksperteve, lufta do te zgjase e ashper mbase deri sa te jete prodhuar vaksina pas 1 viti ose ka mundesi edhe pas nje vit e gjysem. Vleresohet nga ekspertet qe pandemia do te ulet gjate veres, ose do te bjere sipas grafikut ne figuren me poshte. Figura tregon qe nuk duhet te lejojme qe ne vendin tone epidemia te beje rritjen e madhe me maje, sepse ajo rritje do te kete numer aq te madh te semuresh, qe nuk ka sistem shendetesor qe t’i perballoje. Ne asnje vend te botes! Pra kurba e epidemise duhet ta mbajme te ulet qe ta perballoje sistemi yne shendetesor.
Detyra luftarake e cdo qytetari eshte te mos infektohet! Te zbatoje te gjitha rregullat e mbrojtjes! Tu bindet te gjitha udhezimeve dhe urdherave te Autoriteteve Shendetesore dhe te Autoriteteve Qeveritare.
Te informohet mbi semundjen vetem nga burimet e besueshme: Autoritetet Shendetesore te vendit, WHO, mediat prestigjoze dhe profesionale (bbc, cnn, etj). Te mos u besoje cfare qarkullon ne internet, ne social media dhe whatsapp. Ka shume fake. Cfare duket teper e bukur, me siguri ka mashtrim. Perzihen aty disa te verteta, me disa shtrembrime dhe me genjeshtra te pastra. Ka patur prova te sigurta ne te kaluaren qe Rusia perhap mesazhe te tilla disinformimi me qellim qe te kete konfuzion ne popullsi dhe mosbesim ndaj Autoriteteve Shendetesore dhe Qeveritare. Per te dobesuar demokracite tona.
Rri i qete dhe lufto! Mbrohu nga semundja ti! Mbro te afermit dhe familjen!
Lexo edhe nje here pejsen e pare te ketij shkrimi ku jane keshillat e mbrojtjes.
Politikanet e te gjitha partive, e kane per detyre ne kete kohe lufte, te ndalojne kritikat ndaj njeri-tjetrit dhe polemikat! Te lene menjane cdo perfitim politik personal! Jane ne rrezik jetet e njerezve! Dhe me numra te medhenj! Rrezikon te na shkaterrohet ekonomia! Te githe politikanet, ne lufte me coronavirusin! Nga mengjesi deri ne darke te punojne! Te infromohen, te lexojne, te mesojne per kete epidemi dhe si duhet luftuar ajo dhe me dijet qe marrin te kene mundesi te degjojne dhe te kuptojne cfare do tu thone atyre ekspertet e Autoriteteve Shendetesore. E gjithe politika te jete e bashkuar ne menyre konstruktive me Autoritet Qeveritare dhe vetem ti mbeshtese ato, jo ti kritikoje. Jemi ne lufte! Politikanet te perdorin prestigjin qe kane ne popull per te perhapur informim per kujdesjet qe duhen bere per tu mbrojtur nga coronvirusi, per ti dhene zemer njerezve dhe ti motivojne njerezit qe te jene te rregullt dhe rigoroze ne masat mbrojtese! Politikanet e kane per detyre te punojne me shume me njerezit pa shkollim dhe ata qe nuk lexojne, qe tu trasmetojne atyre mesazhet e mbrojtjes nga koronavirusi dhe ti bindin sa rendesi te madhe ka qe te zbatojne mbrojtjen me perpikmeri.
Gazetaret te japin shembull per publikun duke qendruar per intervista vetem ne ambjent te hapur dhe ne distance 2 metra nga i intervistuari; mikrofoni i vendosur ne shufer te gjate ose shkop. Keshtu bejne ne Itali.
Te gjitha bashke do te luftojme armikun e padukshem, armikun e eger dhe tinzar: coronavirusin! Te bashkuar do te fitojme! Te jemi te ndare me distance 2 meter njeri nga tjetri, por me zemra te gjithe prane njeri-tjetrit! Te gjithe luftojme! Do te fitojme! Do t’ja dalim! Do ta fitojme kete lufte!
Dr. Hektor Grazhdani, PhD, mjek ne Rome, Itali. Cfare shprehet ketu jane informacionet e mbledhura nga ai prej eksperteve. Autori i shkrimit nuk eshte ekspert apo specialist, shprehet ketu si mjek. Keto te dhena ne kete shkrim, ne asnje menyre nuk zevendesojne rekomandimet, udhezime dhe urdheresat e Autoriteteve Shendetesore dhe te Autoriteteve Qeveritaritare, te cilat jane detyre qytetare te ndiqen dhe te zbatohen me rigorizitetin me te madh.
TemA