Enciklopedike

MONALIZA E DYTE – Misteri 800 milionë dollarësh

Screen Shot 2015-03-06 at 12.54.19 PM

A mund të jetë e vërtetë? A është ajo? Tregtari i veprave të artit Hugh Blaker nuk mund t’i besojë syve të tij. Është pranvera e 1913-ës dhe varur në murin e një kasolleje në Bath, Mbretërinë e Bashkuar, është një portret i një gruaje të re me flokë të zeza përballë një sfondi kodrinor. Mona Liza? A mundej kryevepra e Leonardo Da Vinçit të fshihej me të vërtetë këtu? Piktura kishte humbur 2 vjet më parë, e vjedhur nga muzeumi i famshëm i Luvrit në Paris. Por kjo pikturë është e ndryshme. Nuk ka dyshim se është e njëjta grua si në punën e famshme të Leonardos: Liza, gruaja e tregtarit të pëlhurave Fiorentinas Francesko del Giocondo. Sidoqoftë ajo shfaqet më e re këtu.
Dhe ka edhe një gjë tjetër: në dallim nga origjinali, kjo pikturë nuk është e përfunduar. Sfondi është i papërfunduar. A është përpjekur ndokush të kopjojë Mona Lizën? Hugh Blaker kishte një shpresë më shumë spektakolare – se kjo ishte skica e parë e Mona Lizës, e pikturuar nga vetë Leonardo Da Vinçi personalisht.
Leonardon nuk e zinte vendi, shpesh duke e filluar punën vetëm me mjetet që kishte drejt e në mesin e saj. Biografi i tij, Giorgio Vasari, shkruan se gjeniu dijetar e filloi portretin në 1503, por e la atë të papërfunduar. Blaker duhet të ketë qënë plotësisht i vetëdijshëm për këtë kur ai zbuloi Mona Lizën e dytë në kasollen e Bathit 410 vite më vonë. Tregtari e bleu pikturën dhe e mori me vete në Isleworth, London. Është bërë e njohur si Mona Liza e Isleworthit qysh atëherë. Por është me të vërtetë një pikturë nga Studioja e Leonardos? Përshkrimi i Vasarit në biografinë e Leonardos thotë se qerpikët dhe buzët në veçanti janë të theksuara – detaje që mungojnë tek Mona Liza e vërtetë.
Në 2008, një grup investiguesish zviceranë e morën pikturën dhe realizuan një hetim të thelluar. Shtresat e bojës ishin fotografuar me aparate multispektrale, dhe shkencëtarët zbatuan egzaminime të mëtejshme duke përdorur datimin me anë të karbonit. Rezultati: piktura dhe materialet janë nga epoka e Leonardos. Në vazhdim, duke pasuar analizën disamujore të kanavasit në fillim të 2013-ës, ekspertë nga Insituti i Teknologjisë Federale Zvicerane vendosën se ajo e kishte origjinën midis 1410-ës dhe 1455-ës. Mona Liza e parë doli fillimisht në sipërfaqe në vitin 1503. Mona Liza e dytë është për momentin në një turne ekspozitë në Azi, por ka arsye për t’u dyshuar se është vepra e Leonardos. Kritikët e artit thonë se mosha e kanavasit nuk provon me ndonjë siguri se kush e pikturoi atë. Për më shumë, Mona Liza e Isleworthit duket në një gjendje jashtëzakonisht të mirë për një pikturë 500 vjeçare. Prandaj, a mos është thjesht një kopje?
Një njeri i cili nuk është çorientuar nga kundërshtime të tilla është John Asmus. Fizikanti nga Universiteti i Kalifornisë është 99% i sigurt se të dyja Mona Lizat janë pikturuar nga i njëjti artist. Asmus analizoi pikturat dhe gjeti se shpërndarja e ngjyrave, si edhe kontrasti midis dritës dhe errësirës janë identike. Ky lajm sensacional mund ta bënte pronarin e versionit të Isleworthit shumë të pasur me të vërtetë. Piktura e Luvrit besohet të jetë e siguruar për 800 milionë $. Nëse Mona Liza e dytë është me të vërtetë një punë nga Leonardo, nuk do të jetë me vlerë më të vogël se kaq./Knowledge/
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button