Bota

Monsieur Sarkozy e provon përsëri (por a do t’i joshë dot francezët?)

Screen Shot 2016-09-01 at 12.45.04Nicolas Sarkozy paraqitet në zgjedhjet primare të të djathtës republikane, në nëntor: lajmi më i sigurt politik i verës, ishte njëkohësisht edhe më i prituri. Pas humbjes, pas “mbrëmjeve të vetmisë dhe reflektimit”, heroi i mundur i të djathtës republikanë ka ndërprerë suspansën me një libër, i cili është njëkohësisht një rrëfim dhe një program për të ardhmen. Në vazhdimësi të përsosur me Sarkon e përhershëm, ai për të cilin Franca joshet nga e djathta (në ekonomi), vetëm nga e djathta (për imigrimin), gjithmonë nga e djathta (për sigurinë). Përballë vetëvrasjes së ngadaltë të qeverisjes socialiste, rikthimi i ish presidentit e elektrizon, por edhe e ndan njëkohësisht vendin. Fitorja e tij nuk është aspak e garantuar, ajo ndodhet më shumë se 15 pikë mbrapa konkurrentit të drejtpërdrejtë në zgjedhjet primare, Alain Juppe, ish Kryeministër i Chiracut. Sfida do të jetë që të bindë “la République” se është ai më i miri.

Reagimi i mediave

“Le Monde”, që nuk e ka dashur asnjëherë, ngre pyetjen nëse “Nicolas Sarkozy ka ndryshuar vërtetë. Eshtë “bërë më i mirë”? Pyetja është legjitime: për një që pretendon të rimarrë pushtetin, pasi ka pësuar pakënaqësinë e një vendi, metamorfoza është një ushtrim sa i detyrueshëm, aq edhe i rrezikshëm. Bëhet fjalë të ringjallesh prej hirit tënd, pa e humbur origjinalitetin”.

Për Nouvel Observateur, koherenca e Sarkos është totale: “Propozimet e fundit të kandidatit Sarkozy këmbëngulin shumë në tema të tilla si imigrimi, ndalimi i shamisë në universitete, vullneti për të nxjerrë ligje për burkën dhe burkinin. Ka nga ata që habiten ende? 2017 do të ngjajë si dy pika uji, me 2012-ën dhe 2007-ën”.

Ç’mund të ndodhë

Masat e propozuara nga Nicolas Sarkozy përbëjnë vetëm pjesërisht një ndarje me politikën e presidentit aktual. Për të përmbledhur dy vizionet e ndryshme ekonomike, mund të themi që, ndërkohë që Hollande vendos në qendër të politikës së tij fiskale klasat e mesme, Sarkozy synon të ulë presionin fiskal mbi klasat më të larta. Por, është e drejtë të pyesësh përse ish presidenti nuk i ka vënë në zbatim këto reforma në mandatin e parë. Kjo vazhdimësi mes të vjetrës dhe të resë mund të jetë një handikap për Sarkon, duke e penguar që të mishërojë figurën e kandidatit shpëtimtar. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button