Your Life

Mos bëni gafën që “të mendoni për gjithçka”! Njerëzit që e teprojnë kanë këto “beteja” të përditshme

A jeni një prej tyre?

A e keni të vështirë ta “fikni” trurin për pak momente? A ndiheni të shqetësuar dhe të lodhur nga mendimet? Nëse po, ju jeni një mendimtar kronik.

A jeni shumë të stresuar kur merrni vendime? A e vini veten në dyshim, pa pushim?

Kini kujdes. Të menduarit me tepri ju lodh fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht. Më poshtë janë 14 shenja të njerëzve që mendojnë me tepri, për dëmin e tyre. Dhe këshillat për të ndryshuar.

Njerëzit që mendojnë me tepri

1. Kanë një tendencë për të zmadhuar problemet e tyre

Zakonisht ata kthejnë probleme të vogla në telashe që janë kërcënuese për jetën. Po sikur një shenjë në ballë ta shkatërrojë prezantimin dhe të largohesh nga puna? Po sikur të largohesh nga puna dhe të mos paguash dot qiranë e banesës? Këto janë mendime klasike të një tipi që mendon papushim.

2. Jetojnë në të kaluarën

Këta tipa jetojnë në të kaluarën dhe vazhdimisht mendojnë për përvojat e kaluara. Përveç kësaj, ata vazhdimisht mendojnë për vendimet që kanë marrë, për gabimet që kanë bërë, etj. Ata vazhdimisht luftojnë me situatat e kaluara, dhe pyesin veten nëse do ta kishin bërë më mirë.

3. Kërkojnë papushim kuptimin

Mendimtarët që nuk pushojnë kërkojnë kuptimin në çdo gjë, nga sekuenca e numrave, deri tek teoritë e konspiracionit. Ata përpiqen të gjejnë kuptimin e gjithçkaje që ndodh rreth tyre.

4. Kanë vështirësi me gjumin

Ata përjetojnë vështirësi të gjumit si rezultat i stresit me të cilin përballen në përditshmërinë e tyre. Truri i tyre aktivizohet gjatë natës dhe nuk janë në gjendje ta ndërpresin. Edhe pse duan të flenë, mendja nuk i lë.

Provoni ushtrime relaksimi, të tilla si: joga, meditimi ose leximi. para se të shkoni në shtrat.

5. E vënë shumë në dyshim veten

Ata stresohen kur marrin vendime. Nëse marrin një vendim, ata e vënë sërish në dyshim, nëse ishte i duhuri.

6. Kritikojnë veten

Nëse ata mendojnë se kanë bërë një gabim, bëhen vetëkritikë. Përveç kësaj, kur kanë bërë një gabim, ata e kujtojnë me forcë, që të mos e bëjnë përsëri në të ardhmen.

7. Janë mjaft të pasigurtë

Ata nuk janë të sigurt nëse po bëjnë gjënë e duhur në jetë, apo edhe nëse janë në vendin e duhur. Mendimi me tepri i bën të paaftë për të qenë të lumtur.

8. Keqinterpretojnë gjërat

Ata ofendohen shumë kollaj. Familja e tyre ose miqtë e ngushtë janë të kujdesshëm për atë që thonë para tyre, sepse ata i kuptojnë gjërat në mënyrë të gabuar. Mendojnë që njerëzit i kritikojnë dhe i nënvlerësojnë.

9. Stresohen nga mediat sociale

Ata gjithashtu stresohen nga mediat sociale. Nëse një person pushon së ndjekuri në mediat sociale, ata nuk i zë gjumi derisa të gjejnë arsyet.

10. Janë të vënë përfund prej gjërave negative

Ata duan të përhapin pozitivitet, por zakonisht përmbyten nga gjërat negative, gjithmonë mendojnë për gjëra negative dhe të këqija në jetë.

11. Vazhdimisht mendojnë për e-maile dhe mesazhe

Ndërsa shkruajnë diçka, ata tentojnë të rishkruajnë mesazhet dhe e-mailet, në mënyrë të përsëritur. Përveç kësaj, kur i dërgojnë, përsëri pyesin veten nëse kanë shkruar atë që është e drejtë.

12. Truri i tyre analizon me tepri gjithçka

Mendja e tyre përsërit çdo situatë, derisa arrin në përfundime krejtësisht të ndryshme. Këta tipa priren të pyesin veten, se çfarë do të mund të kishte ndodhur nëse ata do të bënin diçka ndryshe.

13. Jetojnë me frikë

Ata zakonisht kanë frikë nga e ardhmja. Sipas studimeve, frika i bën të bëhen të varur nga marrëdhëniet seksuale, droga apo alkooli. Praktika e meditimit nxit vëmendjen dhe të jetuarit në të tashmen.

14. Kanë frikë nga dështimi

Ata kërkojnë përsosmëri në çdo gjë që bëjnë. Ata nuk e pranojnë dështimin dhe përpiqen me të vërtetë shumë për ta shmangur atë. Megjithatë, frika nga dështimi i paralizon, kështu që frika i vë në një situatë dështimi, në vend se risku nga dështimi. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button