Analiza

“Mos i besoni ISIS-it. Eshtë e dhunshme dhe brutale”. E thoshte Bin Ladeni

bin ladenBin Ladeni shkruante dikur në ditarët e tij: Mos i besoni ISIS-it. Eshtë e dhunshme dhe brutale. I fshehur më së miri në ndërtesën e tij në Abbotabad të Pakistanit, aty ku u gjet dhe u vra prej Navy Seals-ave në 2 maj 2011, kreu i Al Kaedës ruante 21 faqe në të cilat analizonte evolucionin e lëvizjes së armatosur, duke filluar nga figura e Abu Musab al Zarkavit. Zarkavi kishte qenë kundërshtari politik i Bin Ladenit – që në kohën e luftës së sovjetikëve në Afganistan – më pas, në vitin 2000, vendosi të themelorë një grup të tijin për të shfrytëzuar përplasjet fetare në Irak – shumica shiite por pushteti në duart e sunitëve – me objektiv krijimin e një kalifati islamik. Në vitin 2004 Zarkavi u afrua me grupin fillestar duke u vendosur të tijëve siglën e al Kaedës në Irak. Në 2006, Zarkavi u eleminua nga amerikanët pas një bombardimi dhe në vendin e tij erdhi Abu Omar al Baghdadi, dhe kur edhe ai humbi jetën në 2010, komandën e mori ai që sot është shpallur kreu i ISIS dhe Kalif: Abu Bakr al Baghdadi.
Ajo që shqetësonte Bin Ladenin ishte dhuna “falas” e ISIS-it, veprime ushtarakë që ai mendonte se do të sillin famë të keqe për al Kaedën: një mendim që i shkonte në mendje njeriut që me gjak e mendje të ftohtë kishte projektuar sulmet terroristë të Kullave Binjake në Nju Jork. Bin Ladeni përmendte përdorimin nga ISIS të gazit si armë kimike, sulmet ndaj xhamive të grupeve rivalë, masakrën në një kishë katolike në Bagdad etj. Që atëherë, Osama ka ndërruar jetë ndërsa ISIS është shndërruar në një organizatë famëkeqe ndërkombëtare.

Leave a Reply

Back to top button