Kur një marrëdhënie merr fund, personi që ishte më besnik, qëndron beqar. Ndërkohë që personi tjetërpërfshihet menjëherë në një lidhje të re. Kjo zgjedhje ka një shpjegim të thjeshtë, personi që nis një lidhje të re, e bën këtë zgjedhje, sepse nuk di të qëndrojë i vetëm. Janë njerëz që nuk dinë të presin, që kërkojnëtë kenë përherë dikë pranë për t’i plotësuar emocionalisht. Me pak fjalë, e kalojnë jetën e tyre duke shkatërrruar zemrat e të tjerëve, sepse papjekuria e tyre emocionale dhe mungesa e dashurisë për veten, i shtyn të kërkojnë përherë dikë pranë, ndonjëherë edhe dikë që nuk ia vlen, vetëm për të mos përballuar vetminë.
Një lidhje që merr fund, ka përherë dy njerëz të tillë si më sipër. Ka dikë që përkushtohet maksimalisht, që dashuron çmendurisht dhe që përfundon i lënduar nga personi tjetër. Kjo gjë ndodh jo sepse nuk di ta njohë atë që ka pranë, por sepse e do pafund dhe nuk mundet të heqë dorë. Sigurisht e pret fundin, ama dëshiron të jetë sa më i largët. Kur ai moment vjen, sërish ndihet keq, pasi e ka dashur personin tjetër dhe ka pritur që gjërat të ndryshojnë.
Ndërkohë, nga ana tjetër kemi dikë që nuk përkushtohet, që e sheh gjithçka si kalimtare dhe që e përdor atë që ka pranë për qëllimet e veta. Sigurisht që një person i tillë nuk lëndohet kur lidhja merr fund, pasi e gjen gjithmonë dikë për ta mbajtur pranë. Shpesh, është pikërisht një marrëdhënie e re që e shtyn t’i japëfund marrëdhënies aktuale, pa e menduar që e lëndon atë që ka në krahë.
Nëse je pjesë e një lidhjeje të tillë, mendo për veten tënde. Mos lejo asnjë person të të përdorë, por zgjidh të jesh i/e lumtur në marrëdhënie. Nëse nuk ndihesh kështu, largohu. Mund të jetë e vështirë, por do tëbëhet akoma më e vështirë nëse kalon më tepër kohë me të. Në fund, ke për t’u penduar për çdo moment që i ke kushtuar, duke vendosur veten në plan të dytë.