“Mos më quaj të huaj sepse kam lindur larg, apo sepse kam një emër ndryshe nga emrat e vendit nga ku vij. Mos më quaj të huaj dhe mos mendo se nga vij, më mirë mendo se ku po shkojmë, ku po na çon koha. Mos më quaj të huaj, trupi yt është si trupi im, dora jote njësoj si e imja, zjarri yt është si zjarri im dhe uria nuk paralajmëron asnjëherë. Ajo thjesht jeton duke ndërruar pronar.
Mos më quaj të huaj, sepse kam mbërritur këtu nga një udhëtim, kur në fakt kam lindur në një shtet tjetër. Unë njoh detra të tjerë dhe një ditë të caktuar kam udhëtuar drejt këtij vendi, por lotët e lamtumirës dhe sytë e trishtuar që kam lënë larg, miqtë që më thërrasin në emër dhe lutjet e familjarëve për t’u kthyer nëatdhe, kanë qenë dhe do të mbeten të njëjtat.
Mos më quaj të huaj, sepse të gjithë mbajmë mbi vete probleme dhe lodhje, të cilat e kanë tërhequr njeriun që nga fillimi kur nuk kishte kufij, qysh përpara se të vinin ata që na gënjejnë, që shesin ëndrrat tona, ata që shpikën një ditë fjalën: i huaj. Mos më quaj të huaj, sepse është një fjalë e trishtë dhe e ngrirë, mban erë harrese dhe mërgimi. Mos më quaj të huaj, më shiko në sy përtej urrejtjes, egoizmit dhe frikës. Dhe do ta shohësh që jam një njeri. Nuk mund të jem i huaj”. – Rafael Amor