Të gjithë njerëzit e kalojnë një periudhë të caktuar të jetës. Bëhet fjalë për periudhën kur, duke e parëveten në pasqyrë, vëmë re rrudha në fytyrë, thinja në flokë dhe ndonjë kilogram më tepër ose më pak. I shohim të rinjtë 25 vjeçarë me nostalgji, duke harruar se edhe ne kemi qenë në atë moshë, njësoj sikurse edhe ata do të mbërrijnë në moshën tonë në një moment të caktuar. Nga njëra anë, ata kanë rininë e tyre, të cilën e jetojnë me kënaqësi, dhe nga ana tjetër, ne kemi pjekurinë, eksperiencat dhe maturinë e duhur.
Nëse kemi arritur në moshën 40, 50, 60 vjeçare, kjo do të thotë se ia kemi dalë mbanë. Jemi luftëtare, njësoj si një makinë klasike, ose si një verë e mirë shumë vjeçare. Edhe pse trupi ynë nuk është më njësoj si më parë, ne kemi shpirtin, kurajon dhe forcën e duhur për të kaluar në këtë etapë të re të jetës me krenari dhe mirënjohje për gjithçka që kemi kaluar. Mos u ndje në faj për faktin se mund të jesh plakur. Është një privilegj i mohuar nga shumë veta, ama një tregues i maturisë dhe pjekurisë që nuk mungon nëmoshë të madhe.
Është normale të na mungojë rinia, pasi kuptohet që në atë moshë kishim më tepër energji, dilnim mëshpesh, e shijonim jetën ndryshe. Nëse dikur na pëlqenin vendet e mbipopulluara, të zhurmshme, tani preferojmë qetësinë. Ama në raport me të tjerët, ne dimë ta peshojmë peshën e çdo fjale. Mosha të jep pjekurinë e duhur për ta menduar mirë çdo gjë, përpara se ta bësh. Pikërisht për këtë arsye nuk duhet tëndihemi në faj për faktin se mund të jemi plakur. Është një etapë e jetës si gjithë të tjerat, të cilët duhet ta jetojmë me energji dhe mendime më pozitive.