Bota

“Shuplaka” e NATO-s për Putinin. Aleanca fton Malin e Zi. Moska: Do të reagojmë!

nato

NATO ka ftuar Malin e zi të anëtarësohet në Aleancë. Vendimi u formalizua me hapjen e ditës së dytë të takimit të ministrave të jashtëm, që po mbahet në Bruksel.

Pas Kroacisë dhe Shqipërisë, që u anëtarësuan në 2009, Mali i Zi do të jetë shteti i tretë i Ballkanit perëndimor që do të hyjë në Aleancën e Atlantikut. Sekretari i Përgjithshëm ka bërë të ditur se anëtarësimi mund të përmbyllet deri në fillim të vitit 2017. “Do të jetë procedura e ratifikimit nga 28 parlamentet”, ka sqaruar ai, “që herën e fundit kërkoi më shumë se një vit”.

“Hyrja në NATo e Malit të zy ‘ndryshon lojën’ për vendin duke e shtyrë më tej në rrugën e demokratizimit”, ka pohuar Kryeministri malazez, Igor Luksiç, i cili ka shtuar se ftesa “do të ketë një impakt në të gjithë vendet fqinjë, si ata që aspirojnë të hyjnë në NATO, ashtu edhe ata që ende hezitojnë”.

Rusia do të reagojë ndaj ftesës së NATO-s drejtuar Malit të Zi, për t’u bërë anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut: e ka bërë të ditur zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov. “Ekspansioni i vazhdueshëm i NATO-s drejt lindjes, sigurisht, nuk mund të mos sjellë veprime reaguese nga ana e Rusisë” për arsye sigurie.

NATO i ka bërë ftesë Malit të Zi që të hyjë në Aleancë. Vendimi është formalizuar në hapjen e ditës së dytë të takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel, nga ana e sekretarit të përgjithshëm, Jens Stlotenberg. Pas negociatave përpranimin dhe ratifikimit nga ana e parlamenteve të 28 anëtarëve të Aleancës, Mali i Zi do të bëhet kështu vendi i 29 i NATO-s, pavarësisht kundërshtimeve të shprehura disa herë nga Rusia./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button