Vendimi i David Cameronit dhe udhëheqësve të tjerë europianë për të mos marrë pjesë në festimet e përvjetorit të 70-të të Luftës së Dytë Botërore në Moskë është një fyerje për kujtimin e ushtarëve të Aleatëve, deklaroi një zyrtar i lartë rus.
Vladimir Chizhov, ambasador i Rusisë në BE, tha se “një fushatë e paturpshme” ka nisur nga politikanët europianë në lidhje me Paradën e Fitores të 9 Majit, e cila kryhet përvit me pompozitet dhe ceremoni të mëdha në Sheshin e Kuq. Kryeministri britanik dhe udhëheqësit e Polonisë, Bullgarisë, letonisë dhe Estonisë kanë thënë se nukd o të marrin pjesë, ndërkohë që kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se do të udhëtojë në Rusi një ditë më vonë për t’iu bashkuar presidentit Putin në vendosjen en jë kurore në varrin e Ushtarit të Panjohur. /Bota.al