“Ky shkrim të dedikohet ty… për të gjitha herët që ke qarë, për të gjitha herët që ke luftuar dhe ia ke dalë mbanë, për të gjitha herët që të kanë zhgënjyer dhe për çdo rast tradhëtie e plage që ke marrë prej tëtjerëve. Ta kushtoj ty, sepse nëse ke kaluar gjithë këto dhe je duke shkuar përpara, është sepse je njëperson që, ashtu si unë, nuk bën hapa mbrapsht, por që edhe kur rrëzohesh, i mbledh forcat për t’u ringritur”. – Antonia Gravina
Të gjithë kemi marrë plagë dhe jemi zhgënjyer nga të tjerët. Nëse ka diçka që të mëson më tepër në jetë, është të gabosh dhe të lëndohesh nga të tjerët. Ama nuk ka gjë më të bukur, se të arrish të ngrihesh sërish pas një zhgënjimi. Nuk ka fitore më të madhe se të mbledhësh forcat, edhe atëherë kur duket sikur forcat të kanë shteruar, dhe të vazhdosh përpara, pa e bërë të dukshme se sa shumë je lënduar.
Ky artikull të kushtohet ty, ashtu sikurse citon autori më sipër, që je lënduar dhe ke ditur të mos bësh mbrapsht. Sepse ti ke kuptuar se diçka që ka ndodhur, nuk mund të kthehet më mbrapsht dhe se mund tëndreqet vetëm me veprimet që bën dhe me vendimet që do të marrësh në të ardhmen. Ti ke kuptuar se tëtregohesh e dobët, nuk fiton asgjë dhe se e vetmja mënyrë për të ecur përpara, është duke e harruar çfarëtë ka ndodhur dhe duke u përqëndruar në synimet që i ke vendosur vetes. Sepse ti vlen, ti mundesh, dhe e ke treguar këtë gjë më së miri…