Një zbulim i mrekullueshëm është bërë në Mongoli, pas disa gërmieve të bëra në provincën e Songinokhairkhan.
Arkeologët kanë gjetur një burrë të mumifikuar, i cili ndodhet ende në pozicionin e meditimit të njohur si “lotus”.
Trupit të mumifikuar dhe të ruajtur në lëkurë kafshësh do t’i bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor për të përcaktuar saktësisht se sa i vjetër është, por ekspertët mendojnë se ai mund të jetë mumifikuar para 200 vjetësh.
Spekulimet e para thonë se mumja mund të jetë një mësues i i Lama Dashi-Dorzho Itigilov.
Dashi-Dorzho Itigilov lindi në vitin 1852 dhe ishte një “Buryat Buddhist Lama” i traditës tibetiane të budizmit, i njohur për trupin e tij në formë mjaft të mirë./j.h/Tema/
Less than a minute