Enciklopedike

MU-të e lashtë ose LEMURIA

Screen Shot 2015-07-04 at 11.11.16

Seria: Qytetërime me teknologji të përparuar

Sipas shumë burimeve ezoterikë, qytetërimi i parë u zhvillua 78 mijë vjet më parë në kontinentin gjigand të njohur si Mu ose Lemuria dhe ai zgjati për plot 52 mijë vite. Ndonjëherë thuhet se janë shkatërruar prej tërmeteve të shkaktuar nga një zhvendosje e poleve, që ka ndodhur 26 mijë vjet më parë, ose afërsisht në vitin 24 000 para Krishtit. Ndërkohë që MU nuk patën teknologji të lartë, sa ajo që supozohet për qytetërimet e mëvonshëm, thuhet megjithatë se ata kanë arritur të kenë disa teknologji të përparuara, sidomos në ndërtimin e ndërtesave megalitike jetëgjata, që ishin në gjendje t’u mbijetonin tërmeteve. Megjithatë, ishte shkenca e qeverisjes që thuhet se ka qenë arritja më e madhe e MU-ve.

Supozohet që të ketë patur një gjuhë dhe një qeveri. Arsimi ishte kyci i suksesit të perandorisë, dhe për arsye se cdo pjesëtar i saj ishte i mësuar me ligjet e universit dhe kish marrë trainim të plotë në një profesion apo zanat, rezultati ishte një prosperitet i jashtëzakonshëm. Arsimimi ishte i detyrueshëm, në moshën 21 vjec me qëllim që të ishte i kualifikueshëm për në shkollën e qytetarisë. Kjo periudhë trainimi zgjati shtatë vjet; kështu, mosha më e herët kur një person mund të bëhej qytetar i perandorisë ishte 28 vjec./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button