Your Life

“Mua ma shpifin mungesa e respektit dhe paragjykimi nga të tjerët”. Të paragjykohesh për trupin tënd…

“Sot në plazh kam dëgjuar të njëjtin koment mbi format e mia fizike. Një burrë, babai i një vajze, ishte duke i thënë të bijës së tij: “Ah! Këtu kemi një balenë” duke treguar drejt meje. Unë isha duke marrë rreze dielli, e qetë, në peshqirin tim, pa asnjë ndërveprim, pa asnjë raport me të tjerët, ndërkohë që këtij zotërie iu duk e drejtë të bënte ironi mbi format e mia fizike.

Mirë, dua ta informoj këdo që më sheh në plazh, në kostum banje apo në xhiro, që kam dëgjuar shumë batuta mbi trupin tim gjatë adoleshencës, por asnjëra prej tyre nuk më ka lënduar, asnjëra nuk më ka bërë të ndiej turp për trupin tim apo për personin që përfaqësoj. Ajo që ma shpif, është mungesa e respektit dhe paragjykimi nga të tjerët. Unë shpresoj që ky zotëri të mos e dëgjojë asnjëherë të bijën e tij të qajë, sepse e kanë ofenduar apo e kanë tallur për trupin e saj, për preferencat apo zgjedhjet e saj.

Unë gjithsesi kam diçka më tepër nga të tjerët. Kam më shumë tru, më tepër dashuri dhe respekt për këdo që paragjykon në mënyrë të pamenduar. Kam shumë ëndrra, kam një familje që më mbështet në gjithçka dhe kam miq që më kanë vlerësuar për atë që unë përfaqësoj realisht. Kështu që jo, nuk turpërohem për fizikun tim, sepse është pjesë e imja. Kjo jam unë dhe t’u pëlqej të tjerëve nuk është një detyrë e imja. Të më ofendoni nuk është e drejta juaj.

Duajeni veten dhe shihni brenda vetes suaj”. – Irene Conforti

Back to top button