Bota

Mugabe u foli shtetasve të tij, por nuk tha se do të dorëhiqet

Diktatori Robert Mugabe u drejtoi këtë të dielë një mesazh shtetasve të tij në një televizion, pak pasi partia e tij,  ZANU-PF ta përjashtonte dhe t’i jepte një ultimatum prej 24 orësh për të dhënë dorëheqjen. Megjithatw, pavarsisht dorëheqjes së shumëpritur, në prezantimin e tij ai nuk njoftoi dorëheqjen. Para këtij mesazhi burime të lidhura me presidencën kishin deklaruar se Mugabe do të pranonte dorëheqjen pas 37 vitesh. Mugabe, i vetmi që kombi afrikan njeh pas pavarsisë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980, u zëvendësua nga Emmerson Mnangagwa. Mnangagwa është një ish shef sigurimi i shtetit, i njohur ndryshe si krokodili, por tani pritet të drejtojë një qeveri të unitetit post-Mugabe dhe që duhet të fokusohet në ndërtimin e marrëdhënieve me jashtë dhe stabilizimin e një ekonomie të tregut të lirë.

Zgjedhjet e lira presidenciale do të mbahen në 2018. Në një skenar të paimagjinueshëm para një jave, Mugabe u prit me duartrokitje nga 200 delegatë të mbledhur në një takim special në selinë e partisë ZANU-PF në Harare për të përcaktuar fatin e Mugabes, ndërsa pozitat e tij u shembën brenda 4 ditësh, pasi ushtria kishte marrë pushtetin. I kanë dhënë afat deri mesditën e së hënës për t’u dorëhequr ose për t’u përballur me gjygjin, një fund i turpshëm për karrierën e një veterani të politikës afrikane. Kur ekonomia po shkatërrohej dhe opozita po forcohej në fund të viteve 1990, Mugave e tregoi veten si ishte. Mori nën kontroll pronësitë e të bardhëve, shtypi opozitarët dhe forcoi sigurimin që të shtypte disidencën. Nga partia u përjashtua edhe bashkëshortja e Mugabes, Grace 52 vjeç që shfaqte ambicie si pasardhëse e të shoqit.

Kur u shpall votimi për të hequr Mugaben, lideri i veteranëve të luftës Chris Mutsvangwa filloi një fushatë prej 18 muajsh për të hequr një njëri që ai haptazi e quajti diktator, përqafoi kolegët dhe deklaroi: “Presidenti iku! Rroftë presidenti i ri!” Ushtria mori pushtetin të mërkurën e kaluar dhe e çuan udhëheqësin në rezidencën e tij. Ditën e shtunë mijëra zimbabvenas nuk pritën një deklaratë zyrtare për largimin e ish udhëheqësit për të dalë në rrugë të Harares duke kënduar, kërcyer dhe u përqafuar, duke treguar një eufori të emocionuar për një ndryshim të ri politik dhe ekonomik pas dy dekadash represioni dhe vështirësi gjithnjë e më të mëdha. / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button