“Im atë thoshte një fjali që nuk e kam harruar kurrë: “Mund të bësh çfarë të duash, ama kujtohu përherëse kush je. Dhe mbi të gjitha, që duhet të studiosh”. Nuk është e vështirë të kuptosh pse disa persona zgjedhin të ndjekin rrugën që kanë ndjekur edhe prindërit e tyre më parë. Shumë prej fëmijëve janë tëfrikësuar nga frika e dështimit, për shkak të një trashëgimie të rëndësishme profesionale nga paraardhësit e tyre. Ata kanë frikë se mund të mos arrijnë gjëra të mëdha në jetë, se mund të përpiqen shumë dhe tëdështojnë. Ama në këtë gjë ka diçka tepër të sigurtë: pasioni i prindërve tanë do të jetë përgjithmonë yni”. – Aurora Ramazzotti
Nuk ka asgjë të gabuar të duash të ndjekësh hapat që kanë ndjekur prindërit e tu, edhe pse në shoqërinëtonë ka paragjykime të tepruara për zgjedhje të tilla. Fëmijët që ndjekin profesionin e prindërve të tyre, konsiderohen sikur nuk mundohen fare për t’ia dalë vetë mbanë në jetë, sikur e kanë siguruar gjithçka tëgatshme nga prindërit dhe e kanë të siguruar jetën e tyre.
Njerëzit harrojnë se që të arrish në nivelin e prindërve, të cilët në profesionin e tyre mund të kenë vite tëtëra eksperiencë, të duhet mjaft punë. Ata harrojnë se një zgjedhje e tillë do të thotë edhe të ndjesh njëpresion të vazhduar, pasi që në gabimin e parë që mund të bësh, ke për ta ndjerë veten inferior përpara aftësive të prindërve, të cilët presin gjithmonë shumë prej fëmijës së tyre.
Nëse gjendesh përballë një zgjedhjeje të tillë, mos mendo asnjëherë se çfarë do të thonë të tjerët. Nëse tëpëlqen profesioni i prindërve të tu, zgjidhe atë. Është e vërtetë që do të mundohesh dyfish për t’ia dalëmbanë, ama rruga jote drejt suksesit do të nxitet nga një “rivalitet” që do të ndjesh përbrenda për t’u bërësi ata. Dhe ke për t’ia dalë mbanë. Kur ke diçka që të shtyn fort drejt një suksesi, e ke më të lehtë për ta arritur atë.