Shkence

Mund të ketë një forcë të pestë themelore të natyrës

Katër forcat e pranuara janë ajo e gravitetit, elektromagnetizmi, si dhe forca bërthamore e fortë dhe e dobët. Por një thërrmijë nënatomike mund të jetë e pesta

Screen Shot 2016-09-01 at 09.34.22

Shkencëtarët në Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore, e njohur si CERN, bënë një gjetje të veçantë në dhjetor të vitit 2015: një grimcë që nuk përshtatet askund në modelin standard të fizikës së grimcave. Nëse kjo grimcë konfirmohet si një lloj krejtësisht i ri, ajo mund të ndryshojë çdo gjë që ne dimë rreth universit. Aktualisht, çdo gjë që ju shihni në botë është e qeverisur nga  katër forcat themelore të natyrës: graviteti, elektromagnetizmi, dhe forca e fortë dhe e dobët bërthamore. Kjo grimcë e re mund të nënkuptojë që ka një forcë të pestë.

Kjo grimcë e re ende nuk është konfirmuar, por fizikanët e thërrmijave kanë dorëzuar rreth 300 studime në revista akademike, në përpjekje për të shpjeguar se pse kjo grimcë (nëse ekziston) është e ndryshme. Grimca u vu re nga dy detektorë të veçantë, duke dobësuar teorinë se ishte thjeshtë një gjë e pagjasë. Megjithatë, të dhënat që kjo grimcë ekziston, nuk janë ende mjaft të forta për ta konsideruar një zbulim të ri. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button