Shkence

A do mundemi një ditë të komunikojmë pa folur?

Screen Shot 2016-03-21 at 12.57.42Mendimet e fshehta ta mbushin kokën përditë, në cdo sekondë. KOhët e fundit, studiuesit kanë nisur të eksplorojnë mënyra për deshifrimin e monologjeve tona të brendshme, nga distanca. Qëllimi për momentin është që t’u jepet një zë atyre që janë të paralizuar dhe jo në gjendje të komunikojnë, por krejt të vetëdijshëm për mjedisin rrethues.

Adrian Ouen në Universitetin e Ontarios Perëndimore në Kanada, tregoi në vitin 2010 se ishte  e mundur të komunikohej me këta njerëz “të kycur”, përmes pyetjeve me përgjigje po ose jo. Personi do të imagjinonte sikur ecte në shtëpinë e tij për të thënë “po” dhe sikur luante tenis për të thënë “jo”. Një skaner pikaste modelet e aktivitetit të trurit që prodhonte secili skenar. Me pak vonesë, ekipi ishte në gjendje të deshifronte po/shtëpi dhe jo/tenis.

Por një bashkëbisedim njëdrejtimësh nuk është shumë argëtues. Filip Kenedi që merret me sinjalet nervore ka projektuar një implant për trurin, i cili regjistron aktivitetin në zonat që kontrollojnë lëvizjen e gojës kur formoni një fjalë. Ai po invrstigon nëse kjo mund të përdoret për të interpretuar qëllimin e një personi për të folur, si dhe të komandojë një sintetizues të të folurit.

Një alternativë është të deshifrohet veprimtaria e trurit që lidhet me konceptet, dhe jo fjalët. Joao Correia në Universitetin e Mastrihtit në Holandë e ka bërë këtë duke përdorur regjistrime EEG. Ai thotë se një ditë kjo mund t’u japë njerëzve “fjalor” të mjaftueshëm mendor për të krijuar fjali të tëra, ose të paktën disa fjalë jetike.

Ndërkohë, Brian Pasley dhe kolegët e tij në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley kanë zbuluar se grupe neuronesh në zonat e dëgjimit janë të lidhur me disa frekuenca dhe ritme. Aktiviteti është i njëjtë, si kur dëgjon një fjalë, ose thjeshtë e mendon atë. Pasley ka ndërtuar një algoritëm që analizon se cilët neurone janë aktivë kur njerëzit mendojnë për të folur dhe konverton atë informacion në të folur.

Eshtë pak e vështirë dhe në tru duhen vendosur elektroda, por rezultati është mbresëlënës. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button