Analiza

NAFTA / Lufta e çmimit dhe gara për lidershipin e Lindjes së Mesme

Nafta Armin

2015-a nisi nën shenjën e një rënieje të përhapur të treguesve të bursës, ku operatorët janë shtyrë që të heqin dorë nga asete të konsideruara më të rrezikshme për shkak eventualitetit të frikshëm të “grexit” dhe të paqartësisë politike në Greqi, ku sondazhet japin në avantazh në zgjedhjet e ardhshme partinë Syriza e Alexis Tsipras, që ka premtuar luftë ndaj rreptësisë ekonomike të imponuar Athinës nga Troika.

Motiv tjetër për të cilin tregjet janë duke pësuar humbje për qindra miliardë dollarë gjatë këtyre ditëve dhe duke parë rënien e radhës e çmimit të hidrokarbureve, që në Shtetet e Bashkuara kanë rënë nën 50 dollarë, me pasoja pakashumë të rënda për aktorët në fushë: “Një rënie e tillë e çmimeve po shkon përtej asaj që pritej dhe kjo do të rëndojë edhe mbi fitimet e shoqërive amerikane të sektorit energjetik”, ka komentuar Hirozaku Kabeya, senior strategist i “Daiwa Securities”. Reduktimi drastik i çmimit të hidrokarbureve tregon pastaj sesi prodhimi i naftës rus është sot në nivelet më të larta të epokës passovjetike dhe eksporti iraken është afër maksimumit prej 35 vitesh e këtej.

Nafta në janar të 2015 kushton 20 dollarë për fuçi më pak respektivisht një viti më parë. Për ta kuptuar më mirë anomalinë, mjafton që të merret në konsideratë fakti se çmimi i naftës lëkundet historikisht midis 70 dhe 110 dollarëve për fuçi, kështu që është e arsyeshme të konstatohet paqëndrueshmëria e vendeve eksportuese të naftës dhe humbjet e kompanive energjetike.

Një vend pune në tre, i krijuar në Shtetet e Bashkuara për rënies financiare të 2008 është e lidhur me bumin e eksplorimit të naftës dhe gazit nga formacione shkëmbore (të quajtur fracking). Në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara kanë nisur të prodhojnë më shumë naftë dhe gaz se Rusia apo se Arabia Saudite, duke u bërë një eksportues neto energjie.

Kjo ka përbërë një pjesë të rëndësishme të rigjallërimit ekonomik në Shtetet e Bashkuara, por ky transformim ekonomik kërcënohet sot nga Arabia Saudite që vazhdon të prodhojë pothuajse 9 milion fuçi në ditë, pa kurrfarë vëmendjeje ndaj kërkesës globale për energji, duke çuar në një kontraktim të çmimeve energjetike dhe në reduktimin e investimeve në kërkimin e naftës dhe gazit në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, jo vetëm eksplorimi, por edhe nxjerrja po ndalohet me shpejtësi, duke e ekspozuar në mënyrë të rrezikshëm ekonominë amerikane.

Për këto arsye dhe për pasoja me natyrë gjeopolitike, rënia e çmimit të naftës futet midis ngjarjeve ekonomike më të rëndësishëm të 2014, që do të ketë pasoja të rëndësishme edhe në vitin që sapo kemi hyrë.

Lufta e çmimeve

Rënia e çmimit është pasojë e një hipoteze ekonomike të thjeshtë, sipas së cilës, duke pasur parasysh kërkesën botërore për një mall, reduktimi i nivelit të prodhimit dhe, për pasojë, edhe i ofertës së këtij malli shkakton një rritje të çmimit, duke pasur parasysh sasinë e disponueshme më të vogël në treg. Por vendet e OPEC-it (kartelit që përmbledh vendet eksportuese të naftës) të drejtuar nga Arabia Saudita, kanë zgjedhur që t’i mbajnë të pandryshuara nivelet e prodhimit pavarësisht rritjes së ofertës globale dhe kërkesës së përsëritur të Iranit dhe Venezuelës, vende anëtare të kartelit, për ta reduktuar prodhimin.

“Rënia e çmimeve botërore të naftës do t’u bëjë keq të gjitha vendeve të Lindjes së Mesme, veç në mos Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë, nuk ndërhyn për ta shmangur krizën”, ka pohuar Hossein Amir Abdollahian, Zëvendësministri i Jashtëm iranian, për Reuters.

Gara për hegjemoni rajonale

Por ai i “luftës së çmimeve”, si përkufizohet rëndom nga iranianët, është kapitulli i radhës i tensioneve të vazhdueshme midis Republikës Islamike shiite dhe Mbretërisë saudite sunite, që vazhdojnë pa kursim goditjesh garën për pushtetin dhe influencën rajonale, pavarësisht shpresave të afrimit pas ardhjes së Presidentit të ri iranian Hassan Rouhani në gushtin e 2013.

Me zgjedhjen e Rouhani, për të dalë nga dara e sanksioneve, Irani ka pranuar që të negociojë termat e programit të vet bërthamor me vendet e “5+1″ (të përbërë nga shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, plus Gjermaninë), të culat mëshojnë me qëllim që Irani të kufizojë kapacitetin bërthamor duke reduktuar pasurimin e uraniumit me disa mijëra për të siguruar kohë të gjata në rastin në të cilin Irani do të vazhdonte të ndërtonte armë bërthamore. Por provat e dialogut nuk sigurojnë arritjen e traktativës dhe me 15 janar kanë rifilluar bisedimet.

Nëse eventualiteti për ta “ripranuar” Iranin në komunitetin ndërkombëtar i tërheq kapitalet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, gjithmonë në kërkim tregjesh dhe partnerësh tregtarë të rinj, midis mbështetësve të statuskuosë janë pikërisht Izraeli dhe Arabia Saudite, që u frikësohen ambicieve bërthamore të Teheranit dhe kërkojnë të ndërlikojnë provat e dialogut. Sauditët i frikësohen tradhtisë së Shteteve të Bashkuara, ashtu siç ka ndodhur për Egjiptin e Mubarakut, avampost sunit në Mesdhe, pse jo edhe mundësinë e një koalicioni armiqësor të formuar nga Irani, Turqia dhe ato shtete të Gulf Cooperation Council që mbështesin Vëllazërinë Myslimane dhe kërkojnë të shfaqen në planin ndërkombëtar, si Katari me të cilin Irani ndan pronësinë e vendburimit më të madh të gazit në botë: North Dome – South Pars. Pastaj është Omani, aleati më besnik i Iranit në Gjirin Persik, me të cilin ndan sovranitetin mbi Ngushticën e Hormuzit, pikë kontrolli e rëndësishme ku kalon një e pesta e naftës së shkëmbyer në tregjet globale.

Në Izrael janë shumë që i pranojnë përparimet respektivisht regjimit të Ahmadinejad, por mendojnë se Rouhani nuk është realisht në drejtimin e vendit dhe se kthesa e moderuar në politikën iraniane është një strategji e Guidës Supreme Ali Khamenei, “deus ex machina” i vërtetë i politikës iraniane. Mbështetja iraniane ndaj Hizballahut dhe Hamasit, pse jo dhe impenjimi, i ndarë me Rusinë, për ta mbajtur al Assad në pushtet në Siri, mbesin pengesat kryesore midis dy vendeve. Ndërkohë Izraeli kërkon që të bllokojë përparimet e bisedimeve lidhur me bërthamoren iraniane, duke ushtruar presion ndaj mazhorancës republikanë në gjirin e Kongresit amerikan.

Ndërsa Arabia Saudite kërkon që ta bindë Obamën për ta braktisur rrugën e dialogut me konkurrentin shiit duke i drejtuar kundër të njëjtën armë që Shtetet e Bashkuara kanë përdorur për të ulur në gjunjë ekonomitë e Iranit e Rusisë, duke pasur parasysh varësinë e tyre nga eksportet e gazit dhe naftës: duke inkurajuar Arabinë Saudite që ta ulë çmimin e naftës, në një luftë ekonomike që tani rrezikon të përfshijë vetë Shtetet e Bashkuara.

Kriza pas sanksioneve

Sanksionet e rënda të imponuar prej më shumë se një dekade nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara për shkak të marrëveshjes së munguar lidhur me programin bërthamor iranian, izolimit ndërkombëtar dhe krizës së çmimit të naftës e kanë vënë në krizë ekonominë e Iranit. Një situatë e tillë po e shtyn vendin që t’i rishikojë shpenzimet publike të tij dhe të kërkojë masa të tilla që t’u japin lehtësim arkave kombëtare të boshatisura, si vendimin për t’u dhënë mundësi të rinjve për ta “blerë” përjashtimin nga dy vitet e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Bëhet fjalë për një masë emblematike të situatës që kalon vendi, duke pasur parasysh që Irani ka marrëdhënie mjaft të trazuara me pothuajse të gjithë fqinjët e tij dhe që posedon një ushtri prej pothuajse gjysmë milioni ushtarësh, në pjesën më të madhe në shërbim të detyruar.

Lejimi për më të pasurit që ta blejnë përjashtimin nga shërbimi i detyruar ushtarak do të ketë efektin e dyfishtë e përmirësimit të shpenzimeve dhe do t’u jepte mundësinë shumë të rinjve iranianë të impenjoheshin në aktivitete ekonomikisht më fitimprurëse për vendin apo për të ndjekur studimet.

Por për të përballuar paqëndrueshmërinë ekonomike, Teheranit uhet të zbatojë reforma strukturore, duke e tejkaluar sistemin fiskal aktual veçanërisht joefikas dhe i prapambetur, diversifikojë ekonominë, duke parë se rreth një e treta e të hyrave publike vjen nga eksportimet e naftës: vendi posedon rezervën e katërt më të madhe të naftës në botë dhe është vendi i dytë ekksportues i OPEC-it, pas Arabisë Saudite.

Në këtë kontekst, reformatorët iranianë duket se kanë hapësira të mëdha manovre. Kanë qenë ata që kanë propozuar ligjin për blerjen e përjashtimit nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, që e kishin propozuar tashmë në 1999 në rrethana të ngjashme. Por sot, Guida Supreme Khamenei duket më shumë i disponueshëm për një kthesë të moderuar dhe mund të t’i hapet modernizimit të regjimit fiskal e sidomos mund të çlirojë sektorin privat, duke i dhënë dinamizëm më të madh ekonomisë.

Skakiera e Lindjes së Mesme

Paqja kalon në plan të dytë kur në lojë janë interesa strategjike të papajtueshme dhe Arabia Saudite nuk duket aspak se synon të dorëzohet në këtë luftë kundër Iranit dhe Rusisë që kanë mbështetur fuqimisht regjimin e al Assad në Siri. Por më në përgjithësi vështirë se mund të ketë paqe midis dy vendeve që kundërvihen në tregje, në investime dhe influencat në të gjithë Lindjen e Mesme. Dhe Arabia Saudite e di mirë se nxjerra jashtë loje e Iranit dhe e Sirisë do të sillte mundësi të reja për sauditët dhe aleatët e tyre.

Në “luftën ekonomike” kundër Iranit dhe Rusisë, Arabia Saudite e ka potencialin për t’i dobësuar kundërshtarët e saj nëpërmjet reçisionit ekonomik, kaosit të brendshëm dhe pakënaqësisë popullore, duke mundësuar në këtë mënyrë një pushtim të mundshëm të Sirisë apo ndoshta të Ukrainës lindore apo deri të Iranit.

Pastaj duket e patolerueshme për Arabinë Saudite që një e pesta e prodhimit botëror të naftës (dhe pjesa më e madhe e prodhimit saudit) duhet të kalojë nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit – pikë kontrolli e vendosur nën kontrollin e iranianëve.

Por fuqia rajonale e Iranit mbështetet nga lidhjet politike dhe fetare të tij në të gjithë Lindjen e Mesme. Irani ushtron influencën e tij mbi shumicën shiite në Irak, por edhe mbi organizatën shiite Hizballah dhe mbi shiitët në drejtimin e Siroisë, në atë që quhet “Gjysmëhëna shiite”. Ekzistojnë edhe popullsi të konsiderueshme shiite të shtypura në Arabi Saudite, Bahrein, Jemen e Turqi që veprojnë si thika pas shpine të qeverive sektare sunite, duke i dhënë kështu Iranit një bazë politike të fortë tek të cilat mund të mbështetet në çdo vend. Këtyre preokupimeve, për Arabinë Saudite shtohet edhe fakti që pothuajse i gjithë prodhimi i naftës dhe gazit të sauditëve përqëndrohet në provinca me shumicë shiite të ndodhura afër Gjirit Persik.

Kështu, portretizimi i Iranit si “mbrojtës i shiitëve” nuk ka sesi të mos i kundërvihet Arabisë Saudite, në fronte të ndryshëm, megjithatë të ngjashëm, në Lindje të Mesme: për shembull, kur Arabia Saudite ka shpallur një vendim me vdekje për një klerik shiit popullor, Irani është përgjigjur se do të kishte “pasoja” në rast se ekzekutimi do të kryhej. Por ekzistojnë situata shumë më të vështira për t’u përballuar si puna e asaj në Jemen, ku është në zhvillim një rebelim nga ana e popullsisë shiite kundër qeverisë sunite, e mbështetur nga Arabia Saudite, që financon luftëtarët e al Qaedas kundër tyre. Ose në Liban, ku Irani mbështet Hizballahun, ose në Bahrein, ku shumica shiite e popullsisë (70 përqind e totalit) është revoltuar kundër dinastisë sunite në pushtet, që i ka zhgënjyer shpresat demokratike të qytetarëve dhe kryen prej kohësh diskriminime ndërfetare.

Irani nuk do të humbasë kontrollin e Irakut dhe të Sirisë, me mazhorancë shiite, duke parë se gjithmonë ka mbuluar një pozicion qendror në strategjinë rajonale iraniane, duke rezultuar me rëndësi jetike për interesat strategjike të Teheranit. Është unaza kryesore e zinxhirit të frikësimit kundër Izraelit që, nëpërmjet Damaskut, kalon tek Hizballahu, Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez. Gjatë dy viteve të fundit, Republika Islamike ka investuar pa pritur kthim 10 miliard dollarë në mbështetje financiare ndaj establishmentit ba’athist, centralitet i shprehur kohët e fundit nga Hojatoleslam Mehdi Taaib, Drejtor i një think-tank afër me Guidën Supreme Ali Khamenei, i cili ka deklaruar në mënyrë shumë domethënëse se “Siria është provinca e 35-të iraniane dhe ka një rëndësi strategjike të rëndësishme. Nëqoftëse humbim Sirinë, nuk mund të mbajmë Teheranin”. Por Siria dhe Iraku mbulojnë një rol të rëndësishëm për Iranin edhe për zhvillimin e një rrjeti gazsjellësish në gjendje që të arrijnë në Mesdhe dhe në Europë, të cilit në 2013 i është dhënë emri “Gazsjellësi i Miqësisë” dhe paraqitet si alternativë ndaj gazsjellësit rus South Stream dhe ndaj Nabucco, i promovuar nga Bashkimi Europian (që parashikonte ndërtimin e një gazsjellësi që nga Iraku, Azerbajxhani dhe Turkmenistani arrinte Europën nëpërmjet Turqisë. Në një moment të parë, edhe Irani u konsiderua si burim energjetik, duke pasur parasysh kontrollin e vendburimit më të madh të gazit në botë, North Dome/South Pars, por më pas u përjashtua nga projekti).

Gara për lidershipin rajonal është tashmë e dukshme dhe për Teheranin nuk do të jetë e vështirë të arrijë brenda qershorit një marrëveshje të favorshme lidhur me bërthamoren dhe të dalë nga izolimi ndërkombëtar Arabia Saudite vazhdon “luftën e çmimeve” të saj, por edhe për sa kohë akoma mund t’ia lejojë vetes?

(nga Geopolitics)

Përgatiti

ARMIN TIRANA / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button