Analiza

NAFTE DHE INTRIGA / Kur Kalifi ishte mik i amerikanëve

Përpara se të fillonte të priste koka, Al Baghdadi kishte takuar Senatorin McCain, i cili në raportin e tij i quante xhihadistët “të moderuar”

McCain Al BaghdadiNë Irak fillon “lufta e qiejve”, më në fund në dritën e diellit. Ajo që është rrëfyer deri më sot, ditë pas dite, lë disa paqartësi. Kanceleri të heshtura, operacione të diskutueshëm të varrosur në arkivat e Pentagonit. “Puna” fillon në fundin e vitit 2011, kur OKB dënon diktaturën e Assadit dhe Lidhja Arabe kërkon kaskat blu të paqes.
Damasku refuzon. SHBA dhe Europa nga njëra anë, Putini dhe Kina nga ana tjetër, ndërkohë që “New York Times” shkruan: “Diçka pritet të ndodhë”. Trafik armësh në kufirin turk në duart e shërbimeve të Ankarasë, në hijen e NATO-s. Ndërkohë mbërrin në Damask ambasadori i SHBA, Robert S. Ford, nxënës i John Negropontes, carit të shtatë shërbimeve të fshehtë të Bushit, regjisor i operacioneve në hije: që nga Vietnami, deri në skuadrat e vdekjes në Salvador.
Sapo shkon në Siri, Fordi nuk ndalet asnjë minutë. Viziton Hamën, që Assadi pritet ta bombardojë. Eksploron kufirin me Turqinë. Në Isr Al Shougheur, një hap përtej kufirit, programon kampe për refugjatët që ende nuk e dinë se ku të shkojnë. Ka një pamje si ata që bredhin botën: beretë bejsbolli, çantë shpine si student i vjetër i shoqëruar nga marinsa, me veshje lufte. Revolta e armatosur fillon sapo ai mbyll ambasadën dhe kthehet në Irak.
Më pak misterioz emiri i Katarit: bën të ditur se ka përballuar shpenzimet për të stërvitur 5000 xhihadistë në Libi në vitin 2012, nën ombrellën e NATO-s.
Dhe në shkurt të po të njëjtit vit, emirati islamik pushton lagjen e Baba Amr, qyteti i Homsit. Improvizojnë një gjykatë fetare: dënon me prerje koke dhe ekzekuton 150 “të pafe”, ndërkohë që në prill 2013, komandanti i brigadës, Al Farouk i pret kokën një ushtari sirian, me shumë filmime provë si ato të ekzekutimeve të gazetarëve. Mu përpara kamerave, i shkëput dhe i ha zemrën. Dhe i shpjegon BBC-së: ishte e drejtë, duhej ta bëja. E megjithatë, askush nuk indinjohet. Heshtje në Uashington. Cameroni dhe Merkeli nuk hapin gojë.
Një muaj më vonë, senatori John McCain (republikan, humbi përballë Barack Obamës në garën për presidencën) mbërrin fshehtësisht në Siri përmes Turqisë, i mbrojtur nga një mik i vjetër: Joe Biden, zëvendës president i Obamës. E fotografojnë tek bisedon me Ibrahim al Bradi al Baghdadin, ky i fundit me mjekrrën ende të shkurtër: do ta rrisë më vonë, kur do të shpallë prej Kurdistanit të pushtuar, lindjen e Kalifatit islamik dhe vetëemërimin e tij si Kalif.
Askush nuk e di se çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit. Fotografia shfaqet në faqen e internetit Voltaire të Thierry Meissan, gazetar francez, autor i librit që rindërton ngjarjet e 11 shtatorit 2001. McCaini, i çmaskuar e pranon udhëtimin dhe takimet, por pa shpjeguar asgjë.
Si ka mundësi që një hero i vjetër i Vietnamit diskuton për llogari të CIA-s me porositësit e masakrave? Ndoshta një tregues vjen nga Brukseli: kushedi përse në po të njëjtat ditë, Bashkimi Europian anulon ndalimin e importit të naftës së nxjerrë në provincat siriane të pushtuara nga terroristët…
Në raportin zyrtar McCaini i quan “të moderuar”. Biznes i artë i Exxon-Mobil me frontin Al Nusra, strehim i të larguarve të Al Kaedës, ndërkohë që NATO i lejon Katarit që të blejë naftën e Kalifatit, e cila ka përfunduar kush e di se si, në depozitat e Aramcos, gjigandit me dy flamuj: Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara.
Nafta xhihadiste shkon në naftësjellësit e “motrave” të famshme deri në portin turk të Ceyhanit. Në cilat çisterna ka përfunduar, askush nuk e di, Europa “autorizon”. Projekti politik është që të çlirohet Siria nga Assadi dhe ndarja e Irakut në tre shtetet e naftës, iluzion i Bushit që është rigjallëruar prej Obamës. Por më pas, Uashingtoni nuk e duron mizorinë e atyre që presin fyte dhe BE-ja përshtatet: menjëherë heq lejen e importit të naftës nga ata që rrëmbejnë dhe vrasin fëmijë. Kontinenti me rrënjë të krishtera “nuk e duron mizorinë”. /Il Fatto Quotidiano/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button