Shkence

NASA: Raketa e “pamundur” që na shpie në Hënë për 4 orë, në fakt funksionon

Screen Shot 2015-08-14 at 09.14.20

Udhëtimi ndërplanetar mund të jetë një hap më pranë, pasi shkencëtarët konfirmuan se një raketë me shtytje elektromagnetike, e shpejtë sa për të na çuar në Hënë brenda 4 orësh, funksionon. EMDRIVE, u zhvillua nga shpikësi britanik Roger Shauyer rreth 15 vjet më parë, por në atë kohë u vu në lojë dhe u konsiderua shkencërisht e pamundur. Ajo prodhon shtytje duke prodhuar energjinë diellore për të prodhuar mikrovalë të shumta, që lëvizin para dhe prapa në një dhomë të mbyllur. Kjo do të thotë që deri kur diçka dështon apo shuhet, teorikisht motorri mund të vazhdojë të punojë përgjithmonë, pa nevojën pr karburant për raketën.

Raketa, e cila është krahasuar me Impulse Drive tek Star Treku, i ka bërë shkencëtarët të kruajnë kokën, për arsye se sfidon një prej koncepteve themelorë të fizikës – ruajtjen e momentumit – që thotëse, nëse diçka shtyhet përpara, diçka tjetër duhet të shtyhet në drejtimin e kundërt. Kështu që forcat brenda dhomës duhet të eleminojnë njëra-tjetrën.

Megjithatë, në vitet e fundit NASA ka konfirmuar se besojnë që funksionon dhe këtë javë Martin Tajmar, një profesor dhe kryetar i SIstemeve Hapësinorë në në Universitetin e Teknologjisë së Dresdenit, në Gjermani, ka treguar gjithashtu se mund të prodhojë shtytje.

Raketa është në gjendje të prodhojë shtytje disa mijëra herë më të madhe se sa edhe një raketë me foton, dhe mund të na shpjerë në Mars për 70 ditë, apo në Pluton për 18 muaj. Një udhëtim drejt Alfa Kentauri, që sot kërkon mijëra vite, me këtë raketë mund të ndodhë brenda vetëm 100 vjetësh. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button