Shkence

NASA sapo nxorri një hartë tronditëse, që shfaq impaktin e paprecedentë të ndryshimit të klimës (Video)

Një hartë e re tronditëse që nxjerr në pah ndikimin e paprecedentë të ndryshimeve klimatike gjatë 20 viteve të fundit është lëshuar nga NASA.

Animacioni tregon luhatjet sezonale të planetit tonë siç shihet nga hapësira pasi agjensia amerikane e hapësirës shqyrtoi dy dekada të të dhënav në vetëm disa minuta.

Kufizimet e akullit polar dhe mbulimi i dëborës shfaqen si rrjedhojë e ndërrimit së stinëve. Por, me kalimin e kohës, Arktiku mund të shihet duke u bërë më i gjelbër, pasi shkurret rriten më gjerësisht në temperaturat më të ngrohta.

Video kap gjithashtu gjendjen e oqeaneve dhe jetën brenda tyre. Vitet e fundit shfaqin “arna” gjithnjë e më të purpurta – zona ku jeta e vogël lulëzon e njohur si “shkretëtira biologjike”.

“Eshtë si të shohësh Tokën duke marrë frymë. Është me të vërtetë mbresëlënëse,” tha Jeremy Verdell, oqeanograf i NASA-s i cili mori pjesë në projekt.

“Është sikur të gjitha shqisat e mia janë duke u transportuar në hapësirë, dhe pastaj të mund të përmbledh kohën dhe ta rikthej pas atë”.

Kjo vjeshtë shënon 20 vjet që kur NASA filloi të rregjistrojë në mënyrë të vazhdueshme një pamje globale të jetës në tokë e në det duke përdorur satelitë të shumtë. / Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close