Kinema & TV

Natalie Portman: Të luash Jackie Kennedyn

Natalie Portman nuk pi duhan në jetën reale, por iu desh ta bëjë, kur u zhyt në rolin e një bashkëshorteje të shkatërruar dhe një Zonje të Parë, e cila është njëkohësisht ne qendër të historisë, dhe manipulatore e saj.

“Kam pirë shumë duhan gjatë filmit”, ka thënë Portman për revistën “Lady”. “Ishin të vërteta sepse është e vështirë të bësh cigaret e rreme të duken reale. Eshtë portreti i një gruaje në një moment të vecantë të jetës së saj, që ndikoi shumë historinë. Kjo është gjithmonë gjë mbresëlënëse, pra kur jeta private emocionale e dikujt influencon të gjithë botën”.

Tema kryesore e filmit Jacke që del këto ditë në kinema, është se si ajo arrin ta mbërthejë dhe kontrollojë narrativën, gjë që për kohën e saj është gjë e spikatur dhe shumë përpara kohës së vet. Imagjinoni që, ajo kish kontroll të plotë të mendjes së saj, dhe mendonte se si, në një kohë trazirash të mëdha, të realizonte me kujes trashëgiminë e vet.

Portman shton: “Mendoj se është frymëzuar shumë nga fakti që ka qenë studiuese historie. Edhe kur John Kennedy i vardisej, ajo ishte duke përkthyer tre libra për Indo Kinën nga frëngjishtja, me qëllim që ta ndihmonte atë që të kuptonte Vietnamin. Ajo ishte vërtetë mbresëlënëse në të kuptuarit e historisë, dhe faktin që ajo, historia pra, më shumë shkruhet se sa bëhet”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button