Bota

Nate Silver, guruja i statistikave në SHBA: Donald Trumpi ka 20% shanse

Screen Shot 2016-07-01 at 08.53.37Guruja i statistikave zgjedhore Nate Silver, i cili kishte parashikuar fitoret e Barack Obamës në vitin 2008 dhe në vitin 2012, thotë se Hillary Clintoni do të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë. Sipas mendimit të tij, ish-zonja e parë ka nga 75% deri në 80% shans për të fituar presidencën, ndërsa rivali republikan Donald Trump, ndalet tek shifrat 20% deri në 25%.

Sipas parashikimit të Silver, themelues i faqes “Five Thirty Eight”, manjati sot ka më pak shanse se sa të dy kandidatët e mëparshëm republikanë, John McCain dhe Mitt Romney, që u mundën nga Obama. Për të ngushëlluar Trumpin duhet të kthehemi në vitin 1988, kur George H.ë. Bush përmbysi një disavantazh të ngjashëm kundër Michael Dukakis. “Pavarësisht, ose ndoshta pikërisht për shkak të natyrës së pazakontë të kandidaturës së tij, urtësia konvencionale të bën të mendosh se Trumpi është në thelb humbës,” shpjegon ai, duke shtuar 20 – 25 për qind shanse një vlerësim mjaft të arsyeshëm, i bazuar në sondazhe dhe prova të tjera empirike. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button