Bota

NATO përforcohet në lindje dhe në jug

Screen Shot 2015-02-05 at 16.46.41NATO përforcon sistemin e saj të mbrojtjes kolektive “për t’iu përgjigjur kërcënimeve në lindje dhe në jug” dhe takimi i sotëm i ministrave të mbrojtjes i ka hapur dritën jeshile një rritjeje të Forcës së Reagimit të NATO-s, nga “130 mijë në 30 mijë ushtarë” si dhe një force të ndërhyrjes së shpejtë, prej 5 mijë ushtarësh. Këtë ka lënë të kuptohet Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. “Eshtë një përgjigje ndaj veprimeve agresivë të Rusisë, si dhe i përgjigjet detyrimeve tanë të mbrojtjes kolektive”.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, përpara takimit të ministrave ka konfirmuar se në takimin për sigurinë në Mynih do të takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, të cilit do i përsërisë apelin për “tërheqjen e forcave nga Ukraina, respektimin e marëveshjeve të Minskut si dhe ushtrimin e presionit ndaj separatistëve”.

Leave a Reply

Back to top button