Thenie

Natyra nuk bën asgjë më kot, thotë Aristoteli. Disa thënie të mençura që të nisni ditën

Duket një sasi shumë, shumë e madhe historie, për të krijuar qoftë edhe një traditë të vogël.

Henry James

Një jetë e kaluar duke bërë gabime, është jo vetëm më e nderuar, por është edhe më e dobishme se sa një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë.

George Bernard Shaw

Arti është i rrezikshëm. Eshtë një prej atraksioneve. Kur pushon së qëni i dobishëm, ti nuk e do më.

Duke Ellington

Natyra nuk bën asgjë kot.

Aristoteli

DIta më e çuar dëm nga të gjitha ditët, është ajo që kalon pa asnjë të qeshur.

E. E. Cummings

Ajo që ofron arti është hapësirë, një hapësirë frymëmarrjeje për shpirtin.

John Updike

Pema që ndodhet pranë ujit që rrjedh është më e freskët dhe jep më shumë fruta.

Shën Tereza e Avilës

Në të ardhmen, të gjithë do të jenë të famshëm për 15 minuta.

Andy Warhol

Ne nuk i shohim gjërat si janë ato, ne i shohim gjërat si jemi ne.

Anais Nin

Pavarësisht gjithçkaje, unë besoj vërtetë se njerëzit janë të mirë në zemër.

Ana Frank

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button