Shkence

Nazistët ishin të parët në hapësirë

screen-shot-2016-10-10-at-12-00-52

“Për herë të parë, ne kemi pushtuar hapësirën me raketat tona”, deklaroi një shkencëtar, duke ngritur një dolli. Kjo ditë, u tha ai të pranishmëve, “është e para e një epoke të re transportimi: ajo e udhëtimit hapësinor”. Ai person ishte Valter Dornberger. Ishte 3 tetori 1942, dhe ai ishte nazist. Dornberger dhe ekipi i tij më në fund kishin përfunduar raketën A-4, dhe për herë të parë në histori, e lëshuan atë në hapësirë. Kur nazizmi u mund, ëndrrat e tyre për udhëtimin hapësinor shkuan bashkë me ta.

Por, kombet që i mundën vazhduan aty ku e kishin lënë nazistët. Stalini joshi sa më shumë që mundi në anën e tij, disa përmes stimujve dhe të tjerë duke u thyer dyert dhe duke i detyruar të punonin për të.

SHBA nisi operacionin “Paperclip” dhe rekrutoi pothuaj 500 shkencëtarë nazistë për t’i ndihmuar në rikrijimin e A-4. Projektet e të dy superfuqive patën sukses. Kështu nisi gara për hapësirën, dhe u krijua NASA – e cili lindi prej një ekipi shkencëtarësh nazistë të falur. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button