Kompania Google po ndan rrjetin social Google + në dy pjesë. Shërbimi do të jetë i disponueshëm në dy forma të tjera quajtur “Photos” dhe “Streams”. Bradley Horowitz, i cili për një kohë të gjatë zinte postin e zëvëndës presidentit të produkteve pranë Google, lajmëroi se ai tashmë është në krye të këtyre dy shërbimeve; Google Photos dhe Streams.
Ai e dha këtë lajm me anë të një postimi në Google+ ku shtoi se këto dy produkte të reja nuk janë të ngjashme me rrjetin social që Google kishte. Ka mundësi që kjo ndarje të jetë fillimi i zhdukjes së kësaj marke, por kompania akoma nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me këtë. Gjithashtu e ardhmja e shërbimit të thirrjeve, Hangouts, nuk është më aq e sigurt për shkak të konkurencës së fortë nga WhatsApp dhe Snapchat që janë në periudhën e lulëzimit të tyre.
Gjatë një interviste me zyrtarin e kompanisë, Sundar Pichai në Kongresin Mobil Botëror ditën e sotme, ai konfirmoi se Hangouts do vazhdojë të operojë por i shoqëruar herë pas here nga rifreskime. Ai shtoi se duke qënë se fotot dhe komunikimi janë kthyer në element të rëndësishëm ditët e sotme, Google+ kishte nevojë patjetër për një riorganizim. Deri më tani kaq është bërë e ditur rreth kësaj çështje por me siguri do të mësojmë më shumë mbi këtë ndarje gjatë eventit të përvitshëm të zhvilluesve Google I/O që kompania do të mbajë në muajin Maj. /PCWorld Albanian/