Analiza

Ndalimi ishte një spot për Sarkon. Do marrë partinë dhe revanshin

Intervista, flet eksperti i PR-it Jacques Seguela: “Magjistratët i bënë një dhuratë”

Il fermo è stato uno spot per Nicolas“Kthehet, rimerr partinë dhe fiton”. Jacques Seguela nuk e fsheh miqësinë me Nicolas Sarkozynë, të cilin e ka mbështetur pa asnjë rezervë kur ishte president, duke i gjetur dhe grua madje: ishte ai që e ftoi Carla Brunin në një darkë në jaht. “Sigurisht që kemi folur. Mu duk i vendosur dhe i qetë, e ka ndërgjegjen e pastër, di që nuk ka bërë asgjë të keqe”, rrëfen Seguela, i bindur që ringjitja e Sarkos është e vendosur tashmë.

Sarkozy u ndalua dhe u mor në pyetje për 15 orë: është një qytetar si gjithë të tjerët?

Eshtë shumë e qartë që bëhet fjalë për një tërbim gjyqësor. Nuk kishte aspak nevojë të përdoreshin metoda shtrënguese për të marë në pyetje Sarkozynë: sigurisht që nuk do të ishte arratisur. Prapa këtij poshtërimi është hakmarrja e disa magjistratëve. Dhe nuk e kuptojnë që në fakt i kanë bërë një dhuratë.

Cfarë dhurate?

Ky ndalim nga ana e policisë është një spot gjigand për Sarkozynë, mënyra më e mirë për ta bërë të rikthehet në politikë pas dy viteve kur kishte mbetur në hije.

Por akuzat janë të rënda, a nuk do e pengonin të rikthehej si kandidat për president?

Do të jetë një kandidat me prezumimin e pafajësisë. Nuk mendoj që ndonjë prej hetimeve të shumtë do të mbërrijë deri në fund. Deri tani, Sarkozy është shpallur gjithmonë i pafajshëm. Nëse dënohet, do të duhet të tërhiqet nga jeta publike. Por nëse nuk do të dënohet, siç unë besoj, atëherë zgjedhja e tij do të jetë edhe më triumfuese.

Po rivalët brenda UMP-së (partia e djathtë ku bën pjesë Sarkozy)?

Nuk ka rivalë të vërtetë. Personazhe si Fillon apo Juppe nuk kanë asnjë shans, Sarkozy mbetet i vetmi politikan francez me të vërtetë modern, pak a shumë si Valls në të majtë, i cili megjithatë do të dështojë për shkak të problemeve të të majtës. Sarkozy e ka tashmë gati planin për rikthimin e tij.

A do të kandidojë për presidencën e partisë në vjeshtë?

Do ta shpallë në fund të gushtit ose fillim të shtatorit. Do të jetë një big bang për të djathtën dhe për francën. Nuk do të rimarrë vetëm partinë, dëshiron të ndryshojë emër, imazh, duke përdorur më në fund instrumenta të komunikimit të shekullit21.

Po Carla do të pushojë së kënduari?

Jo. Carla nuk është kundër rikthimit të tij në politikë. Më ka thënë se, sido që të jetë do ta ndjekë të shoqin, pasi e kupton që Franca ka nevojë për të. Do të jetë një sakrificë për të dy.

Sakrificë?

Në muajt e fundit, Sarkozy bridhte botën nëpër konferenca, duke fituar shumë para. Jashtë Francës e vlerësojnë shumë.

Në rancë më pak, duke parë që nuk e rizgjodhën?

Mbështetja për të po rritet, mbi të gjitha mes militantëve të UMP të cilët janë vetëdijësuar për boshllëkun e frikshëm të lidershipit.

Marine Le Pen thotë se pas këtij skandali, Sarkozy ka humbur çdo lloj besueshmërie.

Mirë, le ta thotë. Eshtë një mënyrë për të theksuar distancën me Sarkozynë, ndërkohë që shumëkush e kishte akuzuar se ishte “lepenizuar”. Kur ai të rikandidojë, popullariteti i Le Penit do të bjerë.

Dëshirë për revansh?

Sarkozy nuk do të rikandidojë me një sens hakmarrjeje. Shumëkush nuk e ka kuptuar, por është një njeri që ka ndryshuar shumë, edhe falë Carlas. Megjithatë, i mbetet virusi i politikës, nga i cili nuk shërohet asnjëherë.

Leave a Reply

Back to top button