Infographics

Ndalu! Mendo! Kontrollo!

Ndalu! Mendo! Kontrollo!

Informacioni na vjen nga të gjitha anët dhe ndonjëherë mund të jetë e vështirë të gjykosh, se sa i saktë ose i besueshëm është ai. Metoda: Ndal! Mendo! Kontrollo! Është e dobishme për të ndihmuar në gjetjen e informacionit të saktë dhe të besueshëm.

Ndalu!

Shko përtej titullit!

Titujt janë krijuar për të tërhequr vëmendjen tuaj, por një titull nuk mund të ofrojë të gjithë historinë, të plotë. As edhe një postim i shkurtër në rrjetet sociale nuk mundet. Nëse diçka ju tingëllon e pabesueshme, ndoshta është e tillë.

Ndalu!

Një foto nuk tregon gjithë çfarë ka ndodhur.

Ndonjëherë fotografitë gënjejnë. Nëse një fotografi është ndryshuar ose përpunuar në Photoshop, apo thjesht është përdorur jashtë kontekstit, mund t’ju shtyjë të nxirrni përfundime të gabuara. Kërkoni në Google për foton ose imazhin, për të verifikuar se nga ka ardhur. Mjete si Google Reverse Image Search mund t’ju ndihmojnë në kontrollimin e fakteve në lidhje me imazhet.

Ndal!

Informacion viral? Nuk do të thotë se është i saktë!

Dezinformimi synon të provokojë një reagim të fortë emocional, dhe për të nxitur ndarjen ose ‘pëlqimin’ e menjëhershëm, në një moment zemërimi, eksitimi, mosbesimi etj. Mediat sociale dhe aplikacionet e mesazheve e bëjnë vërtet të kollajtë ndarjen e shpejtë të informacionit, me grupe të gjera njerëzish.

Mendo!

Pyet veten se cili është qëllimi i informacionit.

Informacioni krijohet për:

të na treguar diçka (lajm)

të na argëtuar (satirë, filma vizatimorë, video humoristike)

të na bindur (reklamat)

Vi re stilin, tonin dhe burimin e informacionit, për të gjykuar se sa i besueshëm, ose i saktë është ai.

Mendo!

Merr parasysh paragjykimet që ke tashmë

Pyet veten: Informacioni yt sfidon, apo përputhet me pikëpamjet e tua? Ne jemi më të prirur të besojmë informacione që mbështesin pikëpamjet tona ekzistuese – edhe kur ai duket paksa i dyshimtë. Algoritmet mund të gjurmojnë atë që lexon, sheh dhe dëgjon në internet dhe të gjenerojnë rekomandime të posaçme për ty, duke u bazuar në zgjedhjet e tua të mëparshme. Pra, informacioni që merr mund të jetë shumë i personalizuar dhe mund të mos pasqyrojë pikëpamje ose opinione më të gjera.

Mendo!

Shih nëse informacioni raportohet diku tjetër

Nëse nuk mund ta gjesh  të njëjtin informacion diku tjetër, ndoshta është i pasaktë, i pabesueshëm ose i vjetëruar. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse informacioni duket shumë aktual ose i denjë për të bërë lajm.

Kontrollo!

Shiko me kujdes adresën e internetit

Ndonjëherë dezinformatat gjenden në faqet e internetit me një adresë (URL) që duket shumë e ngjashme me një faqe të mirënjohur lajmesh ose mediatike. Mund të ketë vetëm një ndryshim të vogël në ndonjë gërmë.

Nëse ke dyshime, shko dhe kontrollo faqen e vërtetë dhe krahaso adresën (URL). Nëse informacioni vjen nga një faqe interneti të cilën nuk e njeh, shikoni rubrikën “Rreth nesh”, për të mësuar më shumë se kush qëndron prapa asaj faqeje, dhe arsyet pse mund ta botojnë këtë informacion.

Kontrollo!

Shiko detajet për të kontrolluar saktësinë

A ka kuptim ndonjë datë e përmendur në artikull? A ka referenca për ekspertë të paidentifikuar? A janë qartësisht të dukshme lidhjet me burimet e autorit? Informacioni që vjen nga burime të besueshme zakonisht është i shkruar mirë. Pra, bëj kujdes, shiko gabimet e shtypit dhe fjalitë që tingëllojnë të çuditshme.

Kontrollo!

Pyet një ekspert

Merr një mendim të dytë. Ka shumë shërbime falas për verifikimin e fakteve. Por gjithmonë, kontrolloji duke i ballafaquar me organizata serioze lajmesh dhe faqet e tyre të internetit.

Back to top button