Analiza

Ndërgjegja e arabëve

Thomas L. Friedman

“Të gjithë shpresat e historisë moderne arabe janë tradhëtuar”, ka shtuar Melhelm. “Premtimi i dhënies së pushtetit politik, arritjet e politikës, rivendosja e dinjitetit njerëzor, trumbetuar prej sezonit të pranverave arabe në fillimet e tyre. Cdo gjë ia ka lënë vendin luftërave civile, përplasjeve etnike, sektare dhe rajonale, riafirmimit të absolutizmit, si në formën e vet ushtarake, ashtu edhe në atë atavike… Xhihadistët e Shtetit Islamik, me fjalë të tjera, nuk kanë dalë nga hiçi. Janë kapur pas një strukture të kalbur – gjithçka që mbetej nga një qytetërim i shembur”

arab states

Në qendër të fushatës së presidentit Barack Obama kundër Shtetit Islamik, vihet re një tension. Dhe ai shpjegon përse është kaq i vështirë formulimi dhe konkretizimi i strategjisë së tij. Thënë thjeshtë, bëhet fjalë për një tension mes dy objektivave vendimtarë.
I pari është nxitja e “provës së ndërgjegjes” që afirmimi i Shtetit Islamik ka shkaktuar në botën arabo-myslimane, tjetri është vazhdimi me “identifikimin” dhe “asgjësimin” e grupit ekstremist në bastionet e vet në Siri dhe Irak.
Do të jetë mirë të mësohemi me këtë ide, sepse ky tension nuk do të zhduket nga mbrëmja në mëngjes. Obama do të duhet të dijë të manovrojë mirë në mesin e tij.
Ka një lajm të mirë në fakt: ngjitja e Shtetit Islamik i ka hapur dritë jeshile një procesi reflektimi, një “prove të ndërgjegjes” – prej kohësh e pritur dhe e shtypur mizorisht – nga ana e arabëve dhe myslimanëve, me në qendër pyetjen se si ka mundur të shfaqet në mesin e tyre një kult sunit i vdekjes, me një shtrirje kaq të gjerë dhe kaq i dhunshëm. Do të mjaftonte të mendonim për pak shembuj, duke filluar nga një artikull me titull “Barbarët në shtëpinë tonë”, me autor Hisham Melhem, drejtor në Uashington i Al-Arabyia, kanali satelitor arab dhe botuar tek “Politico” javën që kaloi.
“Me vendimin e tij për të përdorur dhunën kundër ekstremistëve të dhunshëm të SHtetit Islamik, presidenti Obama […] vë sërish këmbë – me një hezitim të madh etë kuptueshëm – në kaosin e një qytetërimit të tërë në kolaps. Qytetërimi arab, ashtu si e njihnim, është pothuajse i zhdukur. Bota arabe sot është e dhunshme, e paqëndrueshme, e fragmentuar dhe e shtyrë prej ekstremizmit – ekstremizmi i atyre që komandojnë dhe atyre që janë në opozitë me ta – shumë më tepër se sa në çdo periudhë tjetër të 100 viteve të fundit, që kur u shemb perandoria otomane”.
“Të gjithë shpresat e historisë moderne arabe janë tradhëtuar”, ka shtuar Melhelm. “Premtimi i dhënies së pushtetit politik, arritjet e politikës, rivendosja e dinjitetit njerëzor, trumbetuar prej sezonit të pranverave arabe në fillimet e tyre. Cdo gjë ia ka lënë vendin luftërave civile, përplasjeve etnike, sektare dhe rajonale, riafirmimit të absolutizmit, si në formën e vet ushtarake, ashtu edhe në atë atavike… Xhihadistët e Shtetit Islamik, me fjalë të tjera, nuk kanë dalë nga hiçi. Janë kapur pas një guaske të kalbur – gjithçka që mbetej nga një qytetërim i shembur”.
Analisti progresist saudit Turki al-Hamad i është përgjigjur në të përditshmen “Al-Arab” me qendër në Londër, ftesës për të vënë përballë ideologjinë e Shtetit Islamik të formuluar nga Mbreti Abdullah, me udhëheqësit fetarë sauditë. “Si mund ta bëjnë?” ka ngritur pyetjen al-Hamad. “Përqafojnë të gjithë të njëjtën ideologji sunite, vehabite, antipluraliste dhe puritane që ka përhapur Arabia Saudite, brenda dhe jashtë vendit, në xhamitë që kanë nxitur Shtetin Islamik”.
“Janë të paaftë të përballen me grupet që praktikojnë dhunën, ekstremizmin, prerjet e kokave , dhe jo sepse nuk kanë dëshirë, por sepse e ndajnë të gjithë po atë ideologji”, ka shkruajtur al-Hamad. “Atëherë, si mund të kontrastojnë një doktrinë që ata vetë e ndajnë dhe që hyn në mënyrën e tyre të të menduarit?”
Një një shkrim të publikuar në faqen libaneze të internetit “Tani”, shkrimtari shiit libanez Hanin Ghaddar ka shkruajtur: “Për të luftuar Shtetin Islamik dhe grupe të tjerë radikalë, për të penguar ngjitjen e despotëve të tjerë absoultistë, duhet të marrim përgjegjësitë e dështimeve kolektivë që kanë prodhuar këta tiranë dhe fanatikë mizorë. Përgjegjëse për monstrat që kemi kontribuar për të krijuar janë mediat tona, sistemet tanë të arsimit publik… Duhet t’u tregojmë fëmijëve tanë si të mësojnë prej gabimeve tanë dhe jo si të zotërojnë artin e mohimit. Kur mësuesit dhe gazetarët tanë të fillojnë të kuptojnë domethënien e të drejtave të individit, dhe të pranojnë që kemi dështuar, që nuk jemi qytetarë, atëherë mund të fillojmë të shpresojmë në lirinë, edhe pse atje do të mbërrijmë dalëngadalë”.
Promovimi dhe inkurajimi i kësaj prove të ndërgjegjes është një komponent thelbësor – dhe inteligjent – i strategjisë së Obamës. Duke vendosur të angazhojë Amerikën ekskluzivisht në një fushatë bombardimesh ajrorë kundër objektivave të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, Obama praktikisht ka deklaruar se lufta në terren duhet të bëhet prej arabëve dhe myslimanëve, jo vetëm sepse kjo është lufta e tyre dhe duhet të jenë ata që duhet të përballojnë impaktin më të rëndë të humbjeve, por edhe sepse vetë akti i organizimit mes tyre, mes shiitëve, kurdëve dhe sunitëve dhe i kapërcimit të divergjencave të tyre politike dhe sektare – një faktor i domosdoshëm për të mposhtur Shtetin Islamik në terren – është një përbërës i domosdoshëm për krijimin e çfarëdolloj qeverie dinjitoze, frut i konsensusit, që do të ishte në gjebndje të zëvendësonte Shtetin Islamik.
Tensioni lind prej faktit që Shteti Islamik është një makineri vrastare dhe do të duhet një tjetër për ta asgjësuar në terren. Eshtë e pamundur që sirianët “e moderuar” që po stërvisim të jenë në gjendje që, të vetëm, të luftojnë grupin e militantëve dhe njëkohësisht regjimin sirian. Edhe Iraku e Turqia, edhe shtetet arabë fqinjë duhet të futen në luftime.
Në fund të fundit, kjo është një luftë civile që luftohet, si për të ardhmen e Islamit sunit, ashtu edhe për atë të botës arabe. Sigurisht, nuk mundemi ta zerojmë Shtetin Islamik duke bombarduar nga lart – dhe jam i kënaqur që në Siri i kemi goditur këta psikopatë – por vetëm arabët dhe turqit mund ta asgjësojnë Shtetin Islamik në terren. Në këtë moment, presidenti i Turqisë, Erdogan po nxit despotizmin, kanosjet ndaj shtypit, kapitalizmin klientelist dhe mbështetjen e heshtur për islamikët. Nuk na autorizon as të përdorim bazën tonë në Turqi për të goditur Shtetin Islamik nga lart. Cfarë ka në mendje? Cfarë kanë në mendje regjimet arabë që janë gati të bashkohen në bombardimin nga qiejt të ekstremistëve në Siri, por përjashtojnë futjen e trupave të tyre nga toka?
Ky është një qytetërim në kolaps dhe nëse nuk vendoset që të përballohen drejtpërdrejtë patologjitë që i dhanë jetë monstrës së Shtetit Islamik, çfarëdolloj fitoreje që do të arrijmë, nga qielli apo nga toka, do të jetë vetëm momentale. /NYT/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button