Bota

“Ndihmë! Po vdesim nga i ftohti. Ka edhe fëmijë. Jemi nën dëborë”. Mesazhet në WhatsApp të të mbijetuarve

Kanë ngecur prej disa orësh në brendësi të Hotel Rigopiano – për shkak të një orteku, rreth 30 persona që po kalonin disa ditë pushime në Abruzzo. Një i vdekur është i sigurtë tashmë, por me siguri numri i viktimave është i destinuar të rritet.

Si raporton La Repubblica, kanë qenë vetë pronarët e hotelit që kanë kontaktuar me shërbimet e emergjencës, rreth orës 17.15 të 18 janarit, për të kërkuar ndërhyrjen e tyre.

Alarmi është dhënë nga kuzhinieri, që ndodhej jashtë në momentin e ortekut dhe që gjatë natës qëndroi në nëj makinë. I kontaktuar nga e shoqja dhe fëmijët që ndodheshin brenda, ka lajmëruar katër numra emergjence. Deri natën vonë ka vazhduar të kontaktojë me ndihmën e shpejtë. Në orët e mëvonshme, mesazhet kanë vazhduar nga brenda strukturës.

Gjatë natës, një sms u është dërguar autoriteteve nga një klient: “Ndihmë, ndihmë. Po vdesim nga i ftohti”.

Emanuele Cherubini, shefi i emergjencave dha urdhër për nisjen e operacioneve të shpëtimit pas marrjes së një mesazhi për ndihmë.

Morëm një mesazh në pasdite vonë, të ardhur nga Silvi përmes WhatsAppit, nga një mik i një klienti të hotelit. Një mesazh shumë i vecantë, i cuditshëm e jonormal. Në atë pikë u përpoqëm të kontaktojmë me hotelin, por nuk na u përgjigj askush, kështu që u alarmuam dhe dhamë urdhërin.

Mesazhi në WhatsApp përshkruante saktësisht situatën e strukturës.

“Flitej për dëborë dhe pemë, që janë përplasur në hotel, i cili është fundosur. Janë afro 20 persona, bashkë me dy fëmijë, 4 dhe 5 vjec, plus personelin”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button