Bota

Ndodhi këtë javë / Lumi në Rusi, që u bë i kuq si gjaku

screen-shot-2016-09-09-at-14-36-07Banorët e frikësuar të një qyteti rus brenda Rrethit të Arktikut kanë postuar fotografitë e një lumi që është kthyer në mënyrë misterioze, në një ngjyrë të kuqe si gjaku. Fotografitë e botuara në mediat sociale ruse tregojnë lumin Daldykan pranë qytetit të Norilskut. Autoritetet ruse ende nuk kanë dhënë një arsye për këtë shfaqje të pazakontë të lumit, por vendasit shumë shpejt e lidhën atë me një fabrikë gjigante metalesh, në rrjedhën e sipërme. Ministria e Mjedisit e Rusisë tha se po hetonte një rrjedhje në këtë impiant, si shkak i mundshëm.

Norilsku është i njohur si një nga qytetet më të ndotura në tokë, i ndërtuar rreth fabrikave që kryesisht i përkasin metaleve të kompanisë së madhe Norilsk Nikel. Disa banorë Norilskut thanë për mediat lokale se pamjet biblike të lumit, kishin të bënin me lëshimet e një fabrike shkrirjeje aty pranë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button