Ekonomi

Ndoshta duhet ta hedhim poshtë Euron?

Italia nuk është e prirur që të ndjekë Mbretërinë e Bashkuar dhe të dalë nga BE, shkruan Luigi Zingales në Il Sole 24 Ore: por një dalje e njëanshme e Italisë nga Euro ëshë një mundësi serioze, dhe duhet që të diskutohet seriozisht. Ka shumë gjasa që euroskeptikët do të kenë shumicën në parlamentin e ardhshëm italian. Deri tani, vetëm Lega Nord është haptaz kundër vazhdimit të përdorimit të monedhës së përbashkët europiane. Por nëse lëvizja populiste Pesë Yjet, Forza Italia dhe Vëllezërit e Italisë janë “më të paqartë”, ata vazhdojnë të hedhin propozime për një referendum mbi këtë temë, apo një “monedhë fiskale” paralele, ligjshmëria e të cilës është e dyshimtë.

Dhe ndonëse Partia Demokratike e qendrës së majtë duket ende besnike ndaj monedhës së përbashkët, kjo gjë mund të ndryshojë nëse Franca lodhet shpejt me presidentin e saj. Deri tani, debati ka qenë asgjë më shumë se sa “kore tifozësh në stadiume” mes atyre që mendojnë se Euro është shkaku i gjithë telasheve tona ekonomike, dhe atyrë që “as nuk e konsiderojnë mundësinë që Italia të rifitojë sovranitetin monetar”. Edhe më shumë arsye që italianët të vlerësojnë në mënyrë racionale avantazhet që mund të vijnë prej rikthimit të liretës – që do të zhvlerësohej sipas dëshirës – dhe nëse këto do të ishin më të mëdha se sa kostot politike dhe ekonomike të daljes nga Euro. A mund të flasim për këtë, dhe pa “sulme personale”?, e mbyll artikullin Zingales në Il Sole 24 Ore. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button