Histori

‘Ndragheta, Faltorja në mal

screen-shot-2016-09-14-at-09-11-11Në thellësi të maleve Aspromonte ndodhet Faltorja e Shën Mërisë së Polsit (“Zonja Jonë e Malit”), që është ndërtuar në vitin 1144. Çdo shtator, mijëra katolikë bëjnë pelegrinazh në këtë vend të shenjtë, për të parë një statujë të Virgjëreshës Mari. Më pas, ata e mbajnë në një kortezh. Ky festival i përvitshëm është në fakt një ritual pagan i ribërë. Në vend të Maris, një herë e një kohë adhuronin perëndeshën greke Persefonin. Sot, besimtarët ende flijojnë dhi dhe kërcejnë të eksituar. Në këtë sfond, bosët e ‘Ndraghetas takohen çdo shtator për të diskutuar strategjitë e biznesit dhe për të zbutur mosmarrëveshje të mundshme. Ata zgjedhin një lider për të drejtuar ansamblenë, por ky person është ndërmjetës, jo bos. Qeveria italiane vendosi të ndërtojë një qendër komuniteti antimafia pranë vendit të shenjtë, për t’iu kundërvënë ndikimit të mafias. ‘Ndragheta siguroi kontratat e ndërtimit për qendrën komunitare dhe fitoi shumë nga ndërtimi i saj. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button