Zodiak

Ndryshimet që solli EKLIPSI I 21 JANARIT tek të gjitha shenjat e Horoskopit

DASHI

Ju jeni gati të provoni një pjesë tuajën, që është shumë kreative. Ju jeni në harmoni me fëmijën tuaj të brendshëm dhe këshilla është që të dëgjoni atë që ju sugjeron. Mos mbani asgjë në këtë fazë shumë të rëndësishme dhe premtuese.

DEMI

Shtëpia dhe bërthama juaj emocionale janë duke kaluar nëpër ndryshime. Universi mund të transformojë mjedisin familjar ose edhe akomodimin tuaj. Megjithatë, këto ndryshime mund të jenë të thjeshta dhe jo traumatike, nëse do dini të lidheni me rrënjët tuaja më të thella.

BINJAKET

Po lindin ide të reja dhe ju i lidhni pikat e ndryshme në një mënyrë të re në krahasim me të kaluarën. Mund të ketë biseda në horizont ku të zbulohet e vërteta dhe ajo që kërkoni, veçanërisht në marrëdhëniet familjare.

GAFORRJA

Po rishikoni pikëpamjen tuaj të përgjithshme rreth jetës në përgjithësi. Ju mund të ndjeheni financiarisht të pasigurt gjatë kësaj periudhe. Sidoqoftë, kjo mund të nënkuptojë gjithashtu që më në fund po hiqni barrën financiare ose problemet që ju kanë prekur.

LUANI

Ju jeni duke ripërcaktuar kush jeni dhe të bëni hesapet me personin që po bëheni. Mund të jetë një pjesë e juaja nga e cila duhet të çliroheni pa vonesë. Bëjini më në fund të ditur botës, se jeni rritur. Është koha të largoheni nga e kaluara.

VIRGJERESHA

E pandërgjegjshmja juaj po ju flet. Ju po kuptoni të vërtetat e brendshme që më parë ishin misterioze ose nuk mund t’i kuptonit. Situatat konfuze më në fund mund të kenë disa qartësime. Shikoni brenda për të gjetur shenjat e universit.

PESHORJA

Ju jeni në mes të takimeve me shumë njerëz, ndoshta madje edhe miq të vjetër apo të njohur që nuk keni takuar për një kohë të gjatë. Mund të duket si një rastësi, por nuk është kështu. Pastroni kontaktet tuaja dhe i kushtoni vëmendje miqve të vjetër.

AKREPI

Ka ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj, ndoshta edhe në mënyrën se si merreni me situatat tuaja. Ju mund të përballeni me disa përgjegjësi të rëndësishme ose të merrni shpërblime për punën tuaj. Është koha që ju të luftoni për të drejtat tuaja dhe për atë që meritoni.

SHIGJETARI

Ju jeni gati për të lënë zonën e rehatisë, në një mënyrë të rëndësishme. Universi po ju thërret që të zgjeroni mendjen dhe të shkoni atje ku nuk keni qenë kurrë më parë. Kjo do të thotë të ktheheni në shkollë, të udhëtoni, ose të reflektoni për një vizion të ri të gjërave.

BRICJAPI

Një aspekt i rëndësishëm i jetës suaj mund të përfundojë. Kjo do t’ju japë një stres intensiv emocional. Megjithatë, fillimi i ri që është plot shpresë, edhe pse jeta kurrë nuk mund të jetë përsëri e njëjta.

UJORI

Marrëdhëniet tuaja më të ngushta po transformohen. Ju mund të kaloni nëpër një periudhë pushimi, apo edhe të filloni një marrëdhënie me dikë. Një partneritet tregtar mund të jetë në horizont, si dhe një mik i ri.

PESHQIT

Gjendja juaj e përgjithshme mendore, fizike dhe shpirtërore po kalon një transformim të rëndësishëm. Ju po e kuptoni rëndësinë e kujdesit për veten dhe mbajtjen nën kontroll të prioriteteve tuaja. Dëgjoni me kujdes trupin tuaj dhe shpirtin tuaj.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button