Motivuese

“Ndryshimi midis një kopshti dhe një varreze është ajo çfarë ti vendos të fusësh në tokë”. Një mesazh thellësisht reflektues…

Qeveria meksikane prodhon afërsisht 30 mijë armë në vit. Kur ato dalin nga qarkullimi, qeveria përdor metalin e tyre për të prodhuar armë të reja me qëllim që të përdoren nga ushtria meksikane. Në vitin 2012, Pedro Reyes, një artist nga qyteti i Meksikos, arriti të bindte qeverinë që t’i dhuronte atij disa armë në mënyrë që t’i kthente në instrumente muzikore. Qeveria pranoi. Pra, ai arriti të krijonte violina, kitare, si dhe instrumente të tjera muzikore për të sjellë lumturi tek njerëzit, nga mjete, të cilat ishin prodhuar me synimin për të marrë jetë njerëzish.

Një armë mbetet përherë një armë, por jemi ne që zgjedhim se si të luftojmë në një luftë. Kjo gjë na tregon se edhe elementet më shkatërrimtare, mund të krijojnë melodi me të cilat ne të kërcejmë. Pyes veten se sa kohë u desh që një armë të arrinte të prodhonte një melodi, se sa të nxirrte një plumb për ta terrorizuar gjithë popullatën përreth.

Kur isha 6 vjeç, im atë më mësoi se si të gjuaja me grusht. Në moshën 8 vjeçare, një shok i imi e teproi me shakatë lidhur me mamanë time dhe unë u kujtova për atë që më kishte mësuar im atë dhe e qëllova atë me grusht në hundë, duke bërë që ai të kishte pafund hemorragji nga hunda. Gjaku i tij dukej sikur nuk do të pushonte kurrë, por unë ndenja pak dhe erdha në shtëpi. Shihja duart e mia dhe vetëm pasi kisha gabuar, kisha arritur të kuptoja se çfarë kisha bërë. Kështu është shndërruar gjithçka që lidhet me meshkujt ditët e sotme. Të nxitur nga inati, ne nuk e kuptojmë se çfarë po bëjmë, deri në momentin kur përjetojmë pasojat e veprimit tonë. Për momentin mendojmë se zemra dhe grushti kanë të njëjtën madhësi, por e kuptojmë me vonesë se ato nuk kanë të njëjtin funksion. Pikërisht këtë gjë bëjnë edhe disa nga prindërit e sotëm, për fat të keq. Ata i edukojnë keq fëmijët e tyre dhe kujtohen për gabimin që kanë bërë, vetëm kur shohin pasojat.

Mbaje përherë në mendje se trupi yt nuk është as një mitraloz, e as një pistoletë. Një mashkull nuk duhet të vlerësohet nga ato çfarë mund të shkatërrojë dhe një person që di vetëm të zihet, di të komunikojë vetëm me dhunë e kjo nuk duhet të jetë gjuha e folur nga askush prej nesh. Ndryshimi midis një kopshti dhe një varreze është ajo çfarë ti vendos të fusësh në tokë. Një herë pashë një pikturë me një violinë, poshtë së cilës shkruhej: “Violinë e bërë nga një pushkë”, dhe mendova: “Ndoshta një transformim të tillë do ta bëj edhe unë në të ardhmen…”.

Rudy Francisco

Leave a Reply

Back to top button