Analiza

Ndryshon atmosfera. “Revanshi” i Europës politike, ndaj Europës monetare

Screen Shot 2015-11-25 at 08.58.25

Skena europiane po diversifikohet dhe politika është rikthyer të jetë protagoniste

Nga Bernard Guetta*

Europa politike merr “revanshin” ndaj Europës monetare. Ky zhvillim nuk është rezultat i një vendimi të papritur të 28 krerëve të shteteve apo qeverive të Bashkimit Europian, por pasojë e drejtpërdrejtë e situatës aktuale, krjuar prej atentateve të 13 nëntorit.

Përtej divergjencave mbi politikën e jashtme dhe kundërshtimeve të shteteve të ndryshëm, ndaj çfarëdolloj forcimi të BE-së. Udhëheqësit europianë, papritur kanë kuptuar se u duhet të përballojnë të njëjtat sfida në rrafshin ndërkombëtar (në këtë rast Shteti Islamik, por ka edhe të tjera), si dhe që u duhet të shtrëngojnë radhët, përballë rreziqeve që sot i kanosen Brukselit, kryeqytetit të tyre të përbashkët.

Provën e pamë në 17 nëntor, kur pa asnjë diskutim, ministrat europianë të mbrojtjes kanë pranaur kërkesën e Francës për të zbatuar nenin 42.7 të Traktatit të Lisbonës, në bazë të të cilit, “në rast se një shtet anëtar pëson një sulm të armatosur”, atëherë shtetet e tjerë të Unionit kanë detyrimin ta “ndihmojnë dhe asistojnë”.

Franca donte të siguronte materiale mbi frontet afrikane, ku është e angazhuar, si dhe një furnizim me armë për rebelët sirianë, me të cilët shumë shpejt mund të nisë operacione të përbashkët kundër xhihadistëve. Me fjalë të tjera, u ka kërkuar 27 shteteve të tjerë të Bashkimit Europian, që të marrin pjesë në operacione jashtë vendit, gjë për të cilën shumica dërrmuese e tyre as nuk donin të dëgjonin të flitej para 13 nëntorit, dhe fakti që Be e mirëpriti kërkesën me unanimitet, përbën në fakt një preçedent për mbrojtjen e përbashkët.

Ky evolucion është manifestuar sërish në 19 nëntor, kur ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë së Europës adoptuan brenda pak orësh, masat e sigurisë së përbashkët dhe të forcimit tëkufijve të jashtëm të Unionit, që prej vitesh kanë qenë në qendër të debateve pa fund, të frenuara nga nacionalizmi i disave dhe vështirësitë financiare të të tjerëve.

Evolucioni i Portugalisë

Në fund, kthesa u shfaq e dukshme kur kryeqytetet europianë më ortodoksë, duke nisur nga Berlini, as nuk e bënë dysh kërkesën për rritjen e efektivëve të ushtrisë dhe policisë në Francë, gjë që pashmangshmërisht e rrit defiçitin, duke shkelur paktin e stabilitetit. Siguria e përbashkët ka avantazh tashmë përballë rishëndoshjes ekonomike dhe ekuilibrit të bilanceve, ndërkohë që politika ka fituar peshë, mbi nevojat financiare dhe monetare.

Pastaj është Portugalia. Evolucioni i skenës së brendshme politike luzitane nuk ka lidhje me atentatet e Parisit, por gjithësesi zë vend në ndryshimin e atmosferës së Unionit. Në Lisbonë, një koalicion mes të majtës dhe të majtës radikale, duket gati për të marrë komandën. Pasi janë lënë pas nga e majta në zgjedhjet e fundit, socialistët kanë preferuar bashkimin e të majtave, në vend të një aleance me të djathtën, një zgjedhje që ka sanksionuar refuzimin e masave shtrënguese, dhe jo të Europës. Skena europiane po diversifikohet dhe politika është rikthyer të jetë protagoniste./Internazionale

·         Gazetar francez, ekspert i politikës ndërkombëtare

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button