Motivuese

“Ne bëhemi ashtu siç mendojmë. Energjia shkon atje ku shkon vëmendja”

Thëniet më të veçanta nga Rhonda Byrne dhe Ligji i Tërheqjes…

“Ne bëhemi ashtu siç mendojmë. Energjia shkon atje ku shkon vëmendja”.

“Lumturia jote varet plotësisht nga mendimet e tua. Askush tjetër nuk i mendon gjërat në vendin tënd. Pra, bën mirë të mendosh mendime që i pëlqen, sepse lumturia jote varet nga mendimet e tua”.

“Mendojini gjërat që doni sikur të ishin tuajat”.

“Jeta është e thjeshtë. Jeta jote është e përbërë nga dy ngjarje: ngjarjet pozitive dhe ngjarjet negative”.

“Mendimet e tua janë shkaku kryesor i gjithçkaje”.

“Dhe ti mund të dalësh nga gjithë kuadri gjenetik, kodet kulturale, besimet sociale dhe të provosh një herë e përgjithmonë se fuqia brenda teje është më e madhe se fuqia e botës”.

“Universi të jep ty atë gjë, për të cilën mendon”.

“Sekreti më i madh i jetës është Ligji i Tërheqjes. Ligji i Tërheqjes mund të quhet ndryshe edhe Ligji i Krijimit. Me fjalë të tjera, ty nuk po të ndodh jeta, ti je duke e krijuar atë”.

“Trajtoje veten me dashuri dhe respekt dhe ke për të tërhequr njerëz që do të tregojnë dashuri dhe respekt”.

“Fol për lajmet më të mira të ditës. Fol për gjërat që të pëlqejnë dhe sill në jetën tënde gjithçka që të pëlqen”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button